Stop -EMISIONI 37 (SEZONI 5) 22 tetor 2019-Durres/ Mashtruesja, qe te zgjidh hallet e jetes me…karamele.

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për një qytetare të quajtur Arta Selimaj,nga Kukësi, por me banim në Spitallë të Durrësit. Ajo pretendon, se zgjidh problemet shëndetësore e sociale, duke u lutur e kryer rituale, kundrejt pagesave nën dorë.Një qytetar shkon tek ajo, pasi nuk bën dot fëmijë dhe del me dy karamele, që do i “bëjnë derman”.”Stop” mësoi, se Arta Selimaj po hetohet nga prokuroria e Durrësit, por prej 6 muajsh nuk ka asnjë vendimmarrje nga prokurori Bledar Bejko.Dy djem nga Durrësi tregojnë, sesi janë mashtruar në vitin 2016 nga Arta Selimaj, të cilën e paguan, për të zgjidhur hallet e tyre.


Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot një video, ku tregon, se 14 shqiptarë, mes 100 personave nga e gjithë bota, nuk do të shkelin kurrë në SHBA, për shkak të dyshimeve për korrupsion.Adriatik Llalla, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe familjarët e tyre, janë shpallur “non gratta” nga diplomacia amerikane.Gjatë fundjavës, BE-ja refuzoi kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për hapjen e negoviatave të anëtarësimit. Ne i jemi drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur për arsyet e këtij refuzimi dhe përjetimin e këtij momenti.


Në këtë pikë historia merr përmasa të tjera. Pasi Arta Selimaj, mësoi, se djemtë kishin vendour ta denonconin, ajo dhe i dashuri i saj bënë një kallzim të rremë për rrëmbim personi. Ajo pretendonte, se cunat kishin kanosur dhe rrëmbyer djalin e të dashurit të saj. Një akuzë të tillë kaqë të rëndë, cunat e mësojnë pas 3 vjetësh, në vitin 2019, kur u vjen thirrja si të pandehur në gjykatë.OPGJ i cështjes, Dorian Hudhra, pranon në një regjistrim audio, se nuk ka bërë asnjë punë për këtë cështje.Ai akuzon prokuroren për këtë mosreagim. Nga ana tjetër, vetë prokurorja e cështjes, Oltiana Cifliku, u thotë atyre, që i ka shpallur të pandehur, se do të shiheshin në sallën e gjyqit.

Të Fundit