STOP – EMISIONI 37 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 37 (SEZONI 2)

Talentet e fshehur të freshistëve, Rama mes fshatarëve të Shishtavecit.
Eurosocialistët votuan në fundjavë për kreun e tyre të ri. “Stop” ka realizuar intervista me humor, duke i vënë të rinjtë e PS-së edhe para provës së artikulimit.Freshistët përbuzin autorin e termave “kazan” dhe përshesh”, pa e ditur, se autori i tyre është Edi Rama. Ky i fundit ishte sot në Shishtavec të Kukësit, ku sugjeroi, që fshatarët të lexojnë gazetat britanike the indipendent apo the guardian…

Skandali, paguaj dhe merr testin e anglishtes qe duhet për master.
Një qytetare “teston” mënyrën e marrjes së testit ndërkombëtar të anglishtes. “Stop” tregon me anë të kamerës së fshehtë, se diploma e anglishtes, e detyruar për regjistrimin në programin master, merret fare thjesht, duke paguar 150 euro dhe pa shkuar fare në provim.

Dialogu i plotë:
Qytetarja – Kjo është. Si je? Si ia kalon?
Sekserja –Tani duhet vetëm ta noterizosh.
Qytetarja – Duhet noterizuar.Pse janë dy këto?
Sekserja – Është niveli B2 edhe testi i pikëve.
Qytetarja – Po kjo tashi, se m.q.s. po paguajmë edhe 150 euro është… Si funksionon? Që ta di edhe unë pak a shumë.
Sekserja – Tek kush shkollë je? Te infermieria?
Qytetarja – Po.
Sekserja – Ti do e noterizosh shpirt edhe do e dorëzosh të noterizuar vetëm kaq. E ke të përhershme.
Qytetarja – Nuk të nxjerrin llafe d.m.th?
Sekserja – Jo shpirt. Se të gjitha gocave, që unë ja u kam bërë, ti je e ……unë kam arrit te… (numri i certifikatave të shpërndara)
Qytetarja – …….
Sekserja – Unë kam arritur tek 600 e ca ku ta di unë.( numri I certifikatave, që ka shpërndarë).
Qytetarja – Njihet domethënë?
Sekserja – Normal, që njihet, se është e licensuar e njohin edhe QKR- ja edhe në gjykatë edhe kudo. Nuk ka asnjë lloj problemi.
Qytetarja – Kjo është qendër kursesh ?
Sekserja – Është qendër, ku pedagogu jep kurse private.
Qytetarja- Po.
Sekserja – Që i përgatit për Toeflin.
Sekserja – Po. S’ka gjë shpirt mos i numëro.( lekët)
Qytetarja – Jo, që dhe ti, të jemi në rregull bashkë.
Sekserja – Shumë faleminderit.
Qytetarja-, Shife pak llogaritjen.
Sekserja – 210 ( mijë lekë të vjetra)
Qytetarja – 210 me 137 ( kursi i euros).
Sekserja – Vetëm kur të shkosh aty, të lutem mos i thuaj, jo a është e vlefshme a jo ? Se kështu kanë bërë ca goca. I kanë thënë ca është ky muhabet.Ti thjesht merre dorëzoje. Thuaj merre këtë, kaq!
Qytetarja – D.m.th. ta kemi pa merak.
Sekserja – Pa merak fare shpirt.

Biseda te sekretaria…
Qytetarja – Mirëdita.Të të pyes për dicka. Këto të anglishtes (Çertifikatat), ku duhet t’i dorëzojmë?
Sekretarja – Këto të anglishtes?
Qytetarja – Po.
Sekretarja – Duhet të flasësh me zëvendësdekanin.
Qytetarja – Me zëvendësdekanin.
Sekretarja – Për çfarë e do anglishten ti? Për ça?
Qytetarja – Janë ato të tre vjecarit, të mbrojtjes së diplomës. Po kjo, (çertifikata) duhet origjinalja apo vetëm e fotokopjuara? Si funksionon?
Sekretarja – E noterizuar.
Qytetarja – E noterizuar, ok po sjell atë.

Shmanget rreziku i pishave në rrugën Ebasan-Tiranë.
Një javë më parë “Stop” transmetoi pamjet e pishave në rrugën kombëtare “Elbasan-Tiranë”, që ishin kthyer në rrezik për jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve.Tashmë punonjës te pyjeve e kullotave dhe OSHEE-së kanë nisur aksionin për prerjen e pishave dhe shmangien e rrezikut.Procesit të prerjes do t’i nënshtrohen 50 pemë të tilla.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *