Stop -EMISIONI 35 (SEZONI 5) 18 tetor 2019-Lac/Gabimi i gjendjes civile le pa shkolle e rendon psikologjikisht te riun.

Margarita Doci, tregon në “Stop”, se ka ardhur nga Greqia në qytetin e Lacit, pasi gjendja civile ka bërë një gabim në ditëlindjen e djalit të saj.I biri ka lindur në Greqi në vitin 2001. Kur ka ardhur pas dy vjetësh për ta regjistruar në Lac, datën e lindjes ia kanë regjistruar gabim.Një gjë të tillë, thotë, Margarita, as që e kishin vënë re, deri kur pati përplasje dokumentacioni në Greqi. Që djali të vazhdojë shkollën, duhet të bëhet ndryshimi në Shqipëri. Procesi gjyqësor kërkon, që të bëhet ndryshimi, por ky vendim është apeluar nga Gjendja civile e Lacit në vitin 2018 dhe akoma nuk është marrë një vendim.Margarita thotë, se djali i saj po e vuan shumë psikologjikisht, pasi nga ky gabim, nuk ndjek dot shkollën.Sipas gjendjes civile të Lacit, procesi gjyqësor është zhvilluar gabim, pasi duhet të ishte paditur edhe zyra e arkivës në Lac, ku ndodhet akti i lindjes gabim.Në Gjykatën Administrative të Apelit, gjykatesja kishte në dorë dosjet e vitit 2016, ndërkohëqë për dosjen e Margaritës, që i përket vitit 2018, do të duhet një kohë e gjatë.

Shumë prindër kanë sjellë videot e fëmijëve të tyre, duke kërcyer me velinat e “Stop”. Roani 9 muajsh, Mateo 6 muajsh, Kleandro 16 muajsh, Bojkeni 5 muajsh, Loriku,Tomas e Xhenis janë fëmijët, që argëtohen me nisjen e programit.Pak kohë më parë transmetuam rastin e qytetarit Përparim Tusha, i cili bashkë me familjen e tij, u kthye nga Gjermania në nëntor 2018. Por prej 9 muajsh nga riatdhesimi, nuk ka mundur të marrë pasaportën. Gjithë këtë kohë është endur në Ministrinë e Jashtme, policinë kufitare dhe në të gjitha institucionet e mundshme, por num mundi të zgjidhë gjë.Emisioni “Stop” mësoi, se 4 pasaportat e familjes Tusha kishin ngelur në konsullatën shqiptare në Gjermani dhe në pak ditë ia ktheu fizikisht ato.

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një video nga qyteti i Beratit.Griseld Zenuni, ka sjellë në vëmendje jetesën e 64 vjecarit Kamer Kanani, i cili jeton në rrugë prej dy vjetësh, pa një strehë mbi kokë.Për të mbajtur frymën gjallë, ka vetëm 18 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike.”Stop” iu drejtua bashkisë së Beratit dhe kryebashkiaku, Ervin Demo,premtoi një bonus qiraje për Kamerin dhe një qendër sociale, ku do të marrë dy vakte në ditë.

Të Fundit