Stop -EMISIONI 34 (SEZONI 5) 17 tetor 2019-Kamez/ Bashkia kthen pyllin ne zallishte e jep leje per stalle e thertore.

Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e banorëve të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, të cilët jetojnë këtu prej 300 vjetësh.Rastësisht mësuan, se bashkia ia dha pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërronte në stallë bagëtish.Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte. Pas 8 muajsh, banorët shprehen, se në momentin që erdhi Stopi, cdo gjë ishte në rregull, por ditët e fundit pronari Bledar Daci, ka ardhur me polici, që të rrethojë pyllin.Sipas tyre, Daci do ta bëjë thertore dhe stallë derrash, edhe pse është vetëm 1 km larg lumit dhe 2 km larg shtëpive të tyre.Në bashki drejtojnë gishtin nga ish-kryetari, por nuk i japin zgjidhje problemit.Kryebashkiaku aktual Rakip Suli, thotë, se është vënë në dijeni këto 45 ditë, që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin, që t’i pezullojë punimet për disa ditë, sa të shprehet Prokuroria.Unë si kryetar, vijon Suli, nuk kam fuqi ligjore të anulloj lejen e dhënë nga paraardhësi im. Nga ana tjetër, avokati i banorëve, Sinan Tafaj shprehet, se vetë Këshilli Bashkiak, mund ta shfuqizojë atë vendim, nëse ka dëshirën e mirë për t’i ndihmuar këta banorë.

Ndërsa pritet vendimi i BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e veriut, presidenti francez Makron ka deklaruar, se nuk ka, sesi t’ia shpjegojë popullit të tij hapjen e negociatave me Shqipërinë, pasi shqiptarët janë të dytët në nivelin e azilkërkuesve.Gjykata e krimeve të Rënda dënoi me 4 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi. Në emisionin e datës 8 janar 2019, Hysi shfaqej në video duke marrë 500 euro e duke kërkuar favore seksuale nga një grua, që kishte me të cështjen e kujdestarisë së fëmijës.Vec izolimit në qeli, Hysi do të përjashtohet nga funksionet publike për 5 vjet.

“Stop” është ndalur në Shkozë në shkollën 9-vjecare “Marie Logoreci”,pasi nxënësit janë ankuar, se nuk e zhvillojnë në laboratorë orën e informatikës dhe kimisë. Mësuesi i informatikës, Llambi Cani, pohon që kompjuterat janë prishur dhe ai bën vetëm teori.Mësues Llambi është edhe nëndrejtor i shkollës dhe shpjegon, se nga drejtoria arsimore është thënë, se kompjuterat duhen rregulluar me fondet e shkollës.

Të Fundit