STOP – EMISIONI 34 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 34 (SEZONI 2)

Fresh Voice në gjurmët e thirrjes së “Stop”: Fol dhe ti si kryetari?!…
8 finalistët për drejtimin e FRESH-it, u përballën dje pasdite me një panel gazetarësh. Njëra nga kandidatet, Jonida Spaho, e pyetur për lëvizjen e Ben Blushit, tha se ai nuk i duhet më partisë socialiste, pasi ishte 3 herë ministër dhe nuk bëri gjë. Një fjali të tillë, e kishte thënë në një studio televizive kryetari Rama. Një kërkim i shpejtë dhe i sipërfaqshëm nxjerr në pah, se Blushi ka qenë 2 herë ministër dhe në Ministrinë e Arsimit ka qendruar vetëm 5 muaj…

Pikëpyetjet e një aksidenti tragjik.
Plot një vit më parë, në tetor 2016 humbi jetën në një akident tragjik në rrugën “Vasil Shanto”, Kliton Xhelo. E veja e tij, Diana Xhelo ngre një sërë pikëpyetjesh mbi dosjen hetimore të kësaj ngjarjeje. “Stop”-i ndjek dyshimet e saj dhe konstaton, se nuk janë marrë në konsideratë kamerat e sigurisë së bizneseve apo institucioneve rreth zonës së aksidentit. Po kështu tahografi rezulton i falsifikuar e për më tepër është bërë nga shtetasi turk Xhengiz Dorgan…

Kronika e plotë:

Plot një vit më parë, në Tetor 2016 humbi jetën në një akident tragjik në rrugën “Vasil Shanto”, Kliton Xhelo.

E veja e tij, Diana Xhelo ngre një sërë pikëpyetjesh mbi dosjen hetimore të kësaj ngjarjeje. Pas këtij denoncimi stafi i emisionit investigativ “STOP” ndjek dyshimet e saj dhe konstaton, se nuk janë marrë në konsideratë kamerat e sigurisë së bizneseve apo institucioneve rreth zonës së aksidentit.

Po kështu tahografi rezulton i falsifikuar e për më tepër është bërë nga shtetasi turk Xhengiz Dorgan…

Diana Xhelo: “Im shoq, pasi i përgatita mëngjesin doli nga shtëpia në orën 6 pa 10. Në largim e sipër i thotë im bir: Baba merr çelësin e makinës dhe iku sot me makinë. I mori 2 çelësat dhe si përfundim iku me motor. Pasi iku edhe djali në shkollë, unë duke u marr me punë të ndryshme, më merr vëllai në telefon dhe më thotë: Diana ka ndodhur një aksident. I thashë është e pamundur që të ketë ndodhur. Më thotë dëgjova që është e vërtetë nga të dhënat e policisë se më morën në telefon, nuk e di se si kishin pyetur. Andej pastaj më merr vëllai shkojmë në spital dhe në orën 2 ndërron jetë. Kjo ishte ndarja atë ditë me të. Ishte e tmerrshme, e tmerrshme , ai ankth, o Zot të shpëtojë, o zot të shpëtojë, si përfundim nuk e fitoi dot atë betejë.”

Por Diana ka pikëpyetje të mëdha sa i përket dosjes.

Diana Xhelo: “Kjo dosje është një dosje skandaloze, pse e them skandaloze sepse është një kryqëzim i monitoruar nga shumë kamera, rreth 7 kamera, nuk është asnjë pamje filmike si provë materiale. Pasi u njoha me dosjen, në të është marrë një provë e paligjshme, e ka kryer një farë Xhengiz Dorgan, figuron vetëm emri i atij që është kryer në praninë e Oltion Gjonit dhe të avokatit Kujtim Qershori, por është ekspert, është alien, është njeri, unë nuk e di, është send?”

Çfarë ka ndodhur me tahografin e kamionit turk, pse hidhni dyshime që ky është falsifikuar apo nuk është i saktë?

Diana Xhelo: “Ky tahograf është i falsifikuar.”

Prokurorja e çështjes: “Në këto kushte, kjo dosje pushohet, dmth pasoja vjen nga pakujdesia gjithmonë dhe në rastin kur.. A e lexove që është shkaktari , i bie ka qenë bashkëshorti jot.”

Denoncuesja: “Je e sigurt për këtë?”

Prokurorja e çështjes: “Tani unë veproj në bazë të letrave, unë kam

lexuar letrat. Lexova dhe aktin e ekspertimit dhe akti i ekspertimit mua m’u duk ..”

Denoncuesja: “Ty të mbushi mendjen që është i saktë ëë?”

Prokurorja e çështjes: “Tani, ti ku e ke merakun tek ai akt-ekspertimi?”

Denoncuesja: “Ai akt-ekspertimi është një akt paçavure.”

Prokurorja e çështjes: “Pse? Më jep argumentin pse?”

Të pyetur për mikrofonin e “STOP” dy ekspertë u shprehën se ky tahograf është i falsifikuar.

Raporti i tretë u bë nga një grup ekspertësh:

Arjan Janku, inxhinier mekanik për makineri, Ardian Asa, inxhinier mekanik për makineri, Mark Gjonpalaj, inxhinier mekanik për makineri, Kreshnik Zgjani, inxhinier mekanik drejtimi mjete tokësore. Edhe ky grup ekspertësh kanë analizuar se një taograf të falsifikuar.

Ndodnëse ekzistojnë 7 kamera sigurie, pamjet filmike nuk janë futur në dosjen hetimore me pretekstin se ato pamje nuk kanë kishin ku t’i merrnin.

Policia bashkiake dhe parkimet, ca të nënës e ca të njerkës.
“Stop” ka vëzhguar situatën e parkingjeve në Tiranë. Disa nga prej tyre, që janë private, kanë rënë pre e bllokimit nga ana e policisë bashkiake, edhe pse janë me leje. Ndërsa ato të bashkisë, vijojnë normalisht punën, edhe kur aty pranë po rehabilitohen trotuarët.Kjo do të thotë, se bashkia i trajton parkingjet si të nënës dhe si të njerkës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *