Stop -EMISIONI 32 (SEZONI 5) 15 tetor 2019-Korce/ Pazari i prostitutave dhe tarifat e sherbimeve seksuale.

“Stop” tregon përmes kameras së fshehtë, sesi është i organizuar prostitucioni në Korcë. Të infiltruarit e “Stop” marrin me takim me ashtuquajturin Laci në lagjen “1 maji” pas Medresesë.Më pas Laci dhe Mario, të dy tutorë, takohen në Boboshticë me një vajzë 21 vjecare, në lokalin “Shën Maria”, ku flasin për pazare, në këmbim të shërbimeve seksuale.Por jashtë lokalit, tutorët i tregojnë me foto dhe i premtojnë të interesuarit, t’i gjejnë një vajzë të mitur.


Të dielën e 13 tetorit ishte data e dekretit të dytë të presidentit Meta për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, bashkë me ato të përgjithshme e presidenciale. Vetë Meta e kaloi në plazh ditën e zgjedhjve, duke luajtur me top e duke u argëtuar nën rrezet e diellit. Nga ana tjetër, “Stop” u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, sesi shkuan zgjedhjet e për ata, që nuk e kishin bërë, iu ofrua mundësia për të votuar. Në fund votat u numëruan në studio nga Saimiri e Genti.


Më pas, i inflitruari i emisionit “Stop” takon një 16 vjecare në shtëpinë e Lacit dhe bëjnë Pazar për tarifat e shërbimeve seksuale.Ata bien dakord për 50 mijë lekë të vjetra paradhënie, ndërsa takimi do të realizohet në shtëpinë e Lacit.Vajza e mitur tregon, se ka sjellë në jetë një fëmijë 6 muajsh e me të ardhurat e saj mban familjen. Ajo thotë, se ka punuar në Tiranë, Durrës, Shijak, Fushë-Krujë e Kosovë.

Të Fundit