STOP-EMISIONI 29 (SEZONI 6) 15 Tetor 2020-Rrogozhine/ Drejtori i ujesjellesit me diplome false u ben presion punonjesve. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 29 (SEZONI 6) 15 Tetor 2020-Rrogozhine/ Drejtori i ujesjellesit me diplome false u ben presion punonjesve.

Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar në “Stop”, se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjeneralitetet dhe numrin e kartës së identitetit, duke treguar edhe partinë, për të cilën do të votojnë. “Stop” ka mësuar, se drejtori Dedej nuk e ka shkollën e lartë, që e ka të detyrueshme për vendin e punës.Kur gazetari i emisionit “Stop” e pyet drejtorin për arsimin e lartë, Skënder Dedej thotë, se ka mbaruar Ekonomikun dhe jo inxhinierinë Mekanike, sic është shkruar në vendimin e emeërimit në vitin 2019. “Stop” verifikon në Bashkinë e Rrogozhinës procedurën e emërimit, ku thuhet, se drejtori është emëruar pa konkurs, ndryshe nga sa thotë, vetë zoti Dedej.

Sot ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskës në cdo ambient jashtë shtëpisë, në të kundërt, do të aplikohen gjoba financiare.”Stop” sjell një video humoristike, që tregon, sesi mund të bëhet kontrolli për mbajtjen e maskave. Sot ish kryeministri Berisha feston ditëlindjen e 76-të. Në të njejtën ditë u mbajt seanca parlamentare e rradhës, ku nuk munguan debatet, por më shumti batutat e përjavshme, që vetëm ndizen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Gazetari i “Stop” i kërkon drejtorit Skënder Dedej dosjen e tij, për të parë shkollën e lartë dhe dosjen drejtori nuk e kishte në institucion, por në shtëpi. Gabimisht z. Dedej na sjell diplomën e falsifikuar të fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe jo atë të Ekonomikut. Për të shmangur këtë gafë, drejtori e merr dhe e fsheh diplomën e tij në sy të gazetarit.Gjatë debatit me gazetarin, drejtori Skënder Dedej pranon, se e ka bërë fakultetin e inxhinierisë në vitet 1992-1996, kur ka qenë 36 vjec.Ai pranon edhe faktin, se diploma është false, por nuk ka një përgjigje për këtë vepër penale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *