Stop -EMISIONI 29 (SEZONI 5) 10 tetor 2019- Selenice/ Termeti shemb shtepite, bashkia u jep cadra, thirrja e 85 vjecares.

“Stop” ka udhëtuar drejt Selenicës në zonën “Lagjia e Re”, por me banesa të vjetra, si pasojë e amortizimit dhe fatkeqsive natyrore sic janë tërmetet. Tërmeti i 4 qershorit dhe 21 shtatorit të 2019-ës, hodhi në tokë banesat e 3 familjeve: Dedja, Rustemaj dhe Bregasi.Zgjidhja e vetme, që u është ofruar, janë disa cadra, që gjithë shiun e erën e fusin brenda.Mes banorëve, që duhet të shtyjnë ditët në cadër, është edhe 85 vjecarja, Mbete Dedaj, e cila thotë, se e ka të pamundur jetesën në këto kushte.Banorët e prekur nga tërmeti, takojnë kreun e emergjencave civile, Albert Rexhepi, i cili si zgjidhje sheh vetëm zëvendësimin e cadrave.Gazetarja e “Stop” merr takim me këtë të fundit dhe kryetarin e bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, i cili pranon të paguajë një bonus qiraje për këta banorë e t’u sigurojë një fond për riparimin e shtëpive në janar të vitit 2020.

Në rrugën e quajtur “Kuvajt” në kryeqytet janë vendosur 6 seli diplomatike.Por 10 metra nga ambasada e Egjiptit, një shtyllë elektrike rrezikon të bjerë nga dita në ditë.Banorët thonë, se ndjehen të rrezikuar edhe për faktin, se aty kalojnë furgonat, që marrin fëmijët për në shkollë. Ata tregojnë, se i janë drejtuar disa herë zyrave të OSHEE-së, por nuk kanë gjetur zgjidhje.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, punonjësit e OSHEE-së morën masa për rregullimin e shtyllës së rrezikshme.

“Stop” risjell në vëmendje një ndër rastet më të bujshme, të transmetuara në program.Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i cili i kërkoi favore seksuale një gruaje të re, në këmbim të ndërhyrjes për dosjen e saj në gjykim.Fillimisht Prokurorja e Krimeve të Rënda Pranvera Pustina, e delegoi cështjen Boci në Fier,lëvizje për ta shpëtuar atë.Nga ana tjetër, KLD nuk hetoi paralelisht cështjen, por nxorri justifikimin e mungesës së një akti-ekspertimi për zërin e Bocit.Aktin e ekspertimit e bëri emisioni “Stop” dhe rezultoi, se zëri në audio-përgjimin e transmetuar është i Guximtar Bocit.Si të mos mjaftonin gjithë shkeljet e provuara, Boci ka bërë kërkesë pranë KLGJ-së, për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë, pasi kolegët e tij e ndihmuan të pushonte cështjen.

Të Fundit