Stop -EMISIONI 28 (SEZONI 5) 9 tetor 2019-Elbasan/ Vendimi i gjykates vret per here te dyte vajzat e aksidentuara. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 28 (SEZONI 5) 9 tetor 2019-Elbasan/ Vendimi i gjykates vret per here te dyte vajzat e aksidentuara.


Gjatë seancës parlamentare kryeministri Rama foli për një grup prokurorësh e gjykatësish, të cilët i quajti KCK, pasi sipas tij, kanë parimin: “kap ca të kapësh para vetingut”. “Stop” sjell një histori abuzimi nga ana e drejtësisë.Familja Hekurani nga Elbasani,jetonte e punonte në Greqi dhe një dasëm, për të cilën u kthyen në gusht 2012, u kthye në mort për këtë familje.Nje automjet tip Fiat Punto përplasi në trotuar dy vajzat dhe nënën e tyre dhe vajzat 21 dhe 19 vjec humbën jetën, ndërsa nëna mbeti e plagosur rëndë.Vec traumës, për familjen Hekurani nisi kalvari gjyqësor.Sipas kryefamiljarit, gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, u përpoq ta kalonte lehtë aksidentin fatal.Por Apeli i Durrësit e dënoi me 12 vjet burg drejtuesin e automjetit, që shkaktoi aksidentin.Nga ana tjetër, cështja civile u zhvillua në Tiranë. Nga 500 milionë lekë, që duhet të ishte dëmshpërblimi, gjykata vendosi 88 milionë lekë për këtë familje.Eksperti Gramoz Ylli tregon, se ai kishte përgatitur dy akte-ekspertimi, një bazuar në pagën minimale në Shqipëri, prej 210 mijë lekësh dhe një tjetër me pagën minimale greke prej 510 eurosh. Në fund gjykata mori parasysh aktin me vlerë 88 milionë lekë.

swip

Para pak ditësh, “Stop” transmetoi apelin e prindërve, Remzi Muca dhe Bukuroshe Xhediku për djalin e tyre, Renis Muca, 14 vjec, i aksidentuar në 17 korrik 2019. Nga spitali i Traumës ata kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.Pas këtij apeli, fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” gjeti mundësinë e avionit ambulator dhe Elvis Naci tha, se janë depozituar edhe 5 mijë euro për kurimin e tij.Ndërsa sot Renisi është nisur drejt Ankarasë në Turqi, ku do të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.


Pak ditë më parë Lauresha Tola, nënë e një djali,që vuan nga sindroma down, solli shqetesimin e saj ne Stop. Pas përmbytjeve dhe tërmetit, qendra publike “Të qëndrojmë së bashku “ u vu në dispozicion të familjeve të prekura nga këto fenomene, duke lënë fëmijët pa zgjidhje e prindërit pa punë.Përgjegjësja e qendrës u shpreh, se ka patur urdhër për shndërrimin e qendrës në vend pritjeje për të prekurit nga tërmeti e përmbytjet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *