Stop -EMISIONI 25 (SEZONI 5) 4 tetor 2019-Egjiptiani plagoset ne shina, denohet mashinisti duke injoruar ekspertizen.

Muhamed Çopa, mashinist prej 35 vjetësh, është përfshirë në një aksident në datën 30 korrik 2019. Ai tregon, se me të dalë nga stacioni i Durrësit për në Shkozet, një shtetas egjiptian i ka hyrë në shina, por është plagosur, edhe pse Muhamedi ka frenuar menjëherë. Në datën 2 gusht gjykata ka vendosur arrest shtëpie 45 ditor për Muhamed Copën.Në vendin e aksidentit, gazetarja e “Stop” konstaton, se këmbësorët kalojnë në shkelje të plotë të rregullave të qarkullimit.Leonard Jani, ekspert hekurudhor dhe këshilltar pranë Drejtorisë së përgjithshme të hekurudhës, shpjegon, se nuk mund të mbash përgjegjësi për persona, që nuk iu dhimbset jeta e tyre. Sipas rregullores, thotë ai, nuk është detyra e hekurudhës, që të sigurojë jetën e njerzëve, që hyjnë në rrugën e trenit.Drejtoria e inspektimit hekurudhor është institucioni, që bën ekspertizën në të tilla raste dhe dhe konkluzioni i saj, që i është vënë në dispozicion prokurorisë, e liron nga cdo përgjegjësi mashinistin Muhamed Çopa. E megjithatë, ai sot vuan dënimin.

22 nxënës shkollë në Postribë kanë përfunduar në spital të helmuar, pasi konsumuan ushqim të kontaminuar në një fast food pranë shkollës. Ky ishte një ndër lajmet kryesore të ditës.Më pas transmetohen dy video: nga shkolla 9 vjecare “Gjergj Fishta” në Tiranë dhe shkolla 9 vjecare në Kutalli. Në të parën nxënësve u shiten ushqime në kangjellat e shkollës. Në të dytën, nxënësit hidhen nga avllia, për të dalë e për të blerë ushqim të pakontrolluar e të ndaluar me ligj.

 

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar  14-vjeçarin, familja ka vendosur në dispozicion numrin e llogarisë në “ALFA Bank” në emër të Bukurshe Xhedikut, nënës së Renisit.

1-Llogari në lek: 902020140006065557

IBAN LEKnr: AL81902112090201400060655573

SWIFT:CRBAALTRXXX

2-Llogari në EURO: 902020203013342111

IBAN EURO nr: AL59902112090202030133421118

SWIFT: CRBAALTRXXX

Vetëm dy ditë ma parë, “Stop” transmetoi apelin e prindërve, Remzi Muca dhe Bukuroshe Xhediku për djalin e tyre, Renis Muca, 14 vjec, i aksidentuar në 17 korrik 2019. Nga spitali i Traumës ata kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.Pas këtij apeli, fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” gjeti mundësinë e avionit ambulator dhe Elvis Naci tha, se janë depozituar edhe 5 mijë euro për kurimin e tij.

Të Fundit