STOP-EMISIONI 23(Sezoni 8) 5 Tetor 2022-Iken ne Greqi, komshiu i zapton pronen, nuk rrethon dot shtepine me leje. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 23(Sezoni 8) 5 Tetor 2022-Iken ne Greqi, komshiu i zapton pronen, nuk rrethon dot shtepine me leje.

Në redaksinë tonë ka ardhur një ankesë nga një qytetar i Himarës, i cili ka një pronë në Piqeras. Petrit Lulo ka marrë një përgjigje nga njësia Lukovë, për të rrethuar pronen e tij me tel grabion, por nuk e lejon specialisti i zonës Fatos Çela, ta bëjë këtë. Petriti tregon, se ka jetuar mbi 30 vite në këtë zonë, por iu shemb shtëpia dhe këtë e vërteton gjurma.Shkoi në Greqi dhe pas disa vitesh e njoftuan, se një pjesë rruge ia ka zaptuar Eduard Veliu.Sapo nisi rrethimin e pronës së tij me leje, specialisti i zonës Fatos Cela e pezullon.

Nisi sot në mesditë aplikimi për Lotarinë Amerikane, që do të zgjasë deri në 8 nëntor.Shumë personazhe publikë në botë kanë prerë flokët në shenjë solidariteti me 22 vjecaren nga Irani, Mahsa Amini, e cila u arrestua dhe vdiq, pasi kishte vënë keq shaminë mbuluese të kokës.Edhe vajzat tona në studio i bashkohen këtij solidariteti, duke prerë flokët live.

Për problemin e qytetarit Petrit Lulo, i cili nuk po mundet të rrethojë pronën e vet, edhe pse ka një leje për këtë, gazetarja pyet zaptuesin e rrugës, Eduard Veliu.Ai pretendon, se ka përfituar servitutin me vendim të Këshillit Bashkiak në vitin 2014, por nuk tregon asnjë dokument për këtë.Toni Beni, i policisë bashkiake qendrore, tregon kompetencat e IKMT-së dhe policisë bashkiake.

Meqë Eduardi nuk na dha dokumentat, pyesim tek Bashkia Himarë, ku flasim me Drejtorin e Urbanistikës, i cili do të verifikojë, nëse është marrë në vitin 2014 leja e servitutit nga Eduardi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *