STOP-EMISIONI 223(SEZONI 7) 12 Korrik 2022-Maqedoni, drejtori i shkolles vjedh dokumentat naten, shkeljet e tjera. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 223(SEZONI 7) 12 Korrik 2022-Maqedoni, drejtori i shkolles vjedh dokumentat naten, shkeljet e tjera.

“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas denoncimit nga Komuna e Shuto Orizares për drejtorin e shkollës 9 vjecare “26 korriku”, Driton Ganiu. Sipas kësaj Komune, Ganiu është emëruar në shkelje, pasi është vëllai i kryetarit të Komunës Çair, anëtar i partisë së Ali Ahmetit, që ka pushtetin aktualisht. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, e ka emëruar këtë drejtor në shkelje, në një kohë, që kompetencat për emërimin i ka komuna.Këtë e pranon Kryetari i komunës Shuto Orizare.Në mandatin e parë, Driton Ganiun e emëroi komuna,

Por në të dytin e shkarkuan për mungesë të licensës së drejtorit dhe gjuhës angleze.”Stop” ka siguruar një video, ku ish-drejtori Ganiu ka hyrë në shkollë në orën 9 të darkës me disa persona të tjerë dhe ka marrë nga shkolla materiale dhe dokumenta.Në këtë shkollë ka edhe abuzime të tjera. Sipas Komunës, rreth 400 mijë euro figurojnë në dokumenta për ndërtimin e një objekti, por kjo vetëm në letër. Vetë drejtori, Driton Ganiu, nuk ia kishte idenë, se cfarë ishin këto dokumenta, por pranoi, se firma ishte e tij. Skandali vazhdon, pasi komuna ka dokumenta, që provojnë, se shkolla ka paguar kreditë personale të mësuesve me fondet e shkollës, ndërsa mësuesit pastaj ia japin paratë kesh drejtorit.

Plehrat kanë pushtuar qytetin e Vlorës, edhe pse është sezon turistik dhe shumë pushues zgjedhin këtë qytet për stinën e verës.Kazanët e plehrave janë vënë poshtë dritareve të banorëve të një pallati në Vlorë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Në 23 mars 2022, emisioni “Stop” trajtoi rastin e familjes Balia në Elbasan, kryefamiljari i të cilës, Neritan Balia, mblidhte kanace dhe pajisje plastike, për të mbajtur 3 fëmijët e tij, me ushqim dhe veshmbathje. Vec ndihmave, që “stop” e “Fundjavë ndryshe” cuan për këtë familje, Matilda Kokoli, e cila jeton në Greqi, premton ta ndihmojë këtë familje me 50 euro në muaj për një vit rresht.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *