STOP – EMISIONI 220 (SEZONI 3) 6 korrik 2018 Nga Lezha në Kodër Marlekaj, 30 minuta rrugë drejt qendrës shëndetësore

“Stop” është ndalur në qendrën shëndetësore Lezhë, aty ku ndodhet edhe konsultorja e nënës dhe fëmijës. Por mjekët kanë bërë një peticion, me të cilin kundërshtojnë zhvendosjen e kësaj qendre në Kodër Marlekaj. Banorët thonë se nuk mund t’i çojnë fëmijët në qendrën e re, pasi është shumë larg e nuk kanë mundësi lëvizjeje. Gazetarja e emisionit provon distancën me qendrën e re dhe iu deshën 30 minuta për të arritur në destinacion, në Kodër Marlekaj.

Mjekë dhe infermierë të kësaj konsultoreje kanë firmosur një peticion pasi janë urdhëruar që brenda disa ditëve do të lënë këto ambiente dhe do të drejtohen drejt zonës Kodër Marleka, aty ku është ndërtuar një qendër e re.

Në bazë të peticionit mjekët dhe infermierët e kësaj konsultoreje kundërshtojnë largimin, sepse ata deklarojnë se ndoshta nuk është e menduar mirë për vetë faktin, sepse largësia është shumë e madhe.

Qytetarja 1: Me na e çu në Kodër Marlekaj nuk na pëlqen, për arsye se atje ka makina shumë, është autostradë ndodhin shumë aksidente…

Qytetarja 2: Nuk e përballoj dot është e pamundur.

Qytetarja 3: Atje nuk mundemi të shkojmë se kemi dy fëmijë binjakë, është shumë larg… nuk kemi para për taksi.

Mjekja: Gjithë problemi është se çfarë do të ndodhë me komunitetin, vajtje-ardhje e komunitetit deri atje. Ne jemi të gatshëm të punojmë kudo që të jetë, s’kemi asgjë personale as me Drejtorinë as me dikë tjetër, problemi qëndron te nënat.

Gazetarja: Sa larg është ?

Mjekja: Një nënë me fëmijë merr rreth 1 orë.

Qytetarët bëjnë thirrje nëpërmjet emisionit “Stop”, që të anulohet vendimi.

Hitparade i absurdit shqiptar.

Mikela bën pjesë tek ata fëmijë, që nuk bën dot pa parë dhe ndërvepruar cdo mbrëmje me emisionin “Stop”. Më pas transmetohen disa video, të dërguara në redaksi nga qytetarë të ndryshëm.Një qytetari i kanë prishur shkallën dhe tani hyn në shtëpi,duke u ngjitur me shkallë druri.Rruga e sapoinauguruar te Shkolla e Bashkuar është përmbytur nga shirat e ditëve të fundit.Në Bulqizë është përmbytur drejtoria e shërbimit pyjor. Këto janë disa nga videot, që transmetohen dhe komentohen në studion e “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”.

3 vjet në zyrat e Aluzinit, Stop zgjidh problemin e rrobaqepësit Cërrik.

Andrea Cela, banor i Mollasit Cërrik, denoncon në “Stop” , se prej vjetësh Aluizni Elbasan i mban peng dosjen e pronës. Dikur ka punuar rrobaqepës, gjë që i dha mundësinë të privatizojë godinën.Në kohën e kaosit, godinës i bëri një shtesë dhe tani endet zyrave për legalizimin.Gazetarja takoi përgjegjësin e Aluizinit Elbasan, Andrea Begu, i cili tha, se dosja e Celës është në shqyrtim, por ai duhet të bëjë më parë një deklaratë prishjeje të objektit ekzistues, më pas do të pajiset me lejen e legalizimit.

Të Fundit