Stop -EMISIONI 219 (SEZONI 4) 4 korrik 2019- Lezhë/ Jep dorëheqjen nga prefektura, nuk merr dot vlerësimin.


“Stop” është ndalur në Lezhë, për një shqetësim të qytetarit Nderim Mucaj. Ai tregon, se në gusht 2018 dha dorëheqjen nga puna e tij si inxhinier në prefekturë, por në dosjen me vlerësime, i mungon vlerësimi i 6 mujorit të fundit nga ish prefekti Gjergj Prendi.Ky i fundit ka bërë 3 vlerësime për periudhën janar-qershor 2018.Pas këmbënguljes së tij, Nderimit i vihet në dispozicion një shkresë nga prefektura e Lezhës,që nuk ka vlerësim, më pas nga DAP, që ka vlerësim të mirë dhe në maj 2019, kur ishte ndryshuar prefekti, i vihet një vlerësim i korrigjuar, që penalizon Nderim Mucajn, që të konkurojë në admnistratë.Prefekti i ri, Gjokë Jaku, pranon që vlerësimi nuk është korrekt dhe institucioni nuk ka zbatuar ligjin, lidhur me këtë punonjës. Ai premton hetimin e dosjes së tij, për t’i dhënë përgjigje shteruese shqetësimit të Nderimit.Nga ana tjetër avokatja Eda Grimci, shpjegon të gjitha shkeljet e bëra në këtë rast dhe tha, se përpara se qytetari t’i drejtohet gjykatës, prefektura mund të bëjë një rivlerësim për 6 mujorin e parë të 2018-ës, në mënyrë që qytetari, të mos penalizohet.

Nga ditëlindjet në protesta, dhurata e lule për 55 vjetorin e Ramës.

Sot festohet 243 vjetori i SHBA-ve.Po sot kryeministri Rama mbush 55 vjec. Në selinë e kryeministrisë nuk kanë munguar dhuratat e tufat me lule në adresë të shefit të qeverisë.Një ditë ma parë kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi forumet drejtuese të partisë, pas të cilave deklaroi, se protestat nuk do të ndalen. Madje është planifikuar protesta e rradhës, që do të mbahet të hënën në 8 korrik në orën 20.00

I ngatërrojnë emrin e vet dhe të ish-burrit, Stop i zgjidh hipotekën.


Katina Stolia Lake ka qenë e martuar me Parim Lake dhe kanë përfituar një pronë 36 m2 me privatizim në vitin 1994. Por emri i bashkëshortit është shkruar Përparim.Në vitin ‘95 cifti ndahet dhe në vendimin e ndarjes, sërish emri i burrit shkruhet gabim “Përparim” , ndërsa emri i Katinës shkruhet Katerina. Ky vendim i ndarjes, pasqyrohet në njësinë administrative numër 4 në gjendjen civile. Tashmë Katina nuk mund të regjistrojë pronën, pasi i dalin emrat gabim, ndërsa hipoteka i kërkon një vërtetim nga njësia bashkiake, që Katina dhe Katerina është i njejti person.Gazetarja e “Stop”komunikoi me drejtorin e përgjithshëm të gjendjes civile dhe zonja mori shkresën nga njësia 4.Më pas shkresa iu dorëzua zyrës së Adisës dhe në fund zonja Katina Stolia Lake mori certifikatën e pronësisë.

Të Fundit