Stop -EMISIONI 216 (SEZONI 4) 1 korrik 2019-Mamurras/ Për disa vite i paregjistruar në gjendje civile, duhet të hapë gjyq. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 216 (SEZONI 4) 1 korrik 2019-Mamurras/ Për disa vite i paregjistruar në gjendje civile, duhet të hapë gjyq.

“Stop” është ndalur në Mamurras, rreth 34 km larg Tiranës, për problemin e qytetarit Erald Noji. Erladi tregon, se në vitin ’89 prindërit u divorcuan. Motra shkoi me babain në Fushë-Krujë, ndërsa ai vetë qëndroi në Mamurras me të ëmën, ku u shkollua dhe krijoi dhe familje. Mirëpo, kur shkoi të marrë një certifikatë familjare për vitet 90-91, në zyrën e gjendjes civile Mamurras, i thonë, se në vitet ‘89-‘93 nuk figuron i regjistruar në këtë zyrë. Po kështu nuk është i regjistruar as në në zyrën e gjendjes civile Fushë-Krujë. Punonjësja në Mamurras thotë, se gabimi mund të jetë bërë nga paraardhësja, e cila ka ndërruar jetë.Donika Tuci shprehet, se e njeh shumë mirë Eraldin, sepse e ka dhe komshi, por në regjistra për këto vite, nuk ekziston.E vetmja zgjidhje, sipas saj, mbetet gjykata.

Hitparade i absurdit shqiptar!

Në Kurbin një qytetar bën simbolin e dy gishtave nga xhami i thyer i makinës. Një banor i zonave rurale po punon tokën me kalë e në të njejtën kohë bën thirrje “Rama ik”! Në Syrin e Kaltër, qytetarët kalojnë përmes llucës. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në studion e emisionit “Stop” në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Rrehtina/ me zemër e tumor, bashkëshortët duhet të kthejnë kempin.

Gazetarja e “Stop” ka udhëtuar në fshatin Grudë e re, në Shkodër, njësia administrative Rrethinat. Në familjen e Mirash dhe Xhuljana Shytani, pas një viti e gjysëm, që merrnin 57 mijë lekë të vjetra ndihme ekonomike, papritur iu reduktua me 30 mijë lekë. Ata tregojnë, se u thanë, që kanë marrë më tepër dhe duhet të kthejnë rreth 500 mijë lekë, pasi është shkaktuar dëm ekonomik. Bashkëshortët Shytani janë të sëmurë, njëri me zemër e tjetri me tumor në kokë dhe përfitojnë kemp. Administratori shoqëror i njësisë Shalë, Martin Koceku, thotë, se është faji i sistemit, por dhe i tij, pasi kontrolli i njësisë administrative e ka nxjerrë këtë dosje me probleme.Por nga ana tjetër në zyrat e njësisë administrative thonë, se ky rast as që është parë.Problemin mund ta ketë konstatuar vetë administratori dhe përgjegjësia është e tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *