Stop-EMISIONI 215 (SEZONI 5) 26 Qershor 2020-Fiton ne cdo konkurs e portal, por mesuesi i kitares lihet ne rruge!

Në 17 janar të këtij viti transmetuam rastin e mësuesit të kitarës në Liceun Artistik, Erjon Medha. Ai denoncoi heqjen e padrejtë nga puna, pas një karriere mbi 10 vjecare, në Lice dhe Akademinë e Arteve.Në maj 2019 iu prish kontrata e punës nga drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli dhe ai u zëvendësua me një tjetër mësues të kitarës, Mateo Basha. Ky i fundit nuk përmbushte kriteret, për të qenë mësues, pasi masteri i tij profesional nuk e lejon të japë mësim në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Pas këtij transmetimi reagoi portali i Bashkëqeverisjes, dhe sipas DRAP Durrës, ishin konstatual shkelje në emerimin e mësuesit, që zëvendësoi Erion Medhën. Sipas raportit, duhet të ndërpriteshin marëdhëniet e punës për zëvendësuesitn dhe duheshin marrë masa disiplinore për drejtoreshën e Liceut. Por në praktikë asgjë nuk ka ndryshuar.Ministrja e arsimit Besa Shahini i thotë gazetarit të emisionit “Stop” se duhet të bëjë kërkesë zyrtare me shkrim, edhe pse një kërkesë e tillë fle prej muajsh në dikasterin, që ajo drejton.

Izmir Hasgjeta, një djalë i vogël nga Vlora ka pasion pikturën. Ai është shikues i rregullt i emisionit ‘Stop’ dhe ndjek cdo natë Saimirin e Gentin, të cilëve u ka bërë një pikturë dhe e ka sjellë në ambientet e TV Klan. Izmiri tregon për ngacmimin e tij dhe cfarë e lidh me pikturën dhe drejtuesit e emisionit “Stop”.

Jemi ndalur në Fushë-Krujë, pasi banorët e pallatit nr. 12 në këtë qytet, kanë një problem me akt-ekspertizën e thelluar për pallatin e tyre.Ata tregojnë, se tërmeti i 26 nëntorit e ka dëmtuar disi edhe pallatin e tyre. Ekspertët grekë në fillim e nxorrën pallatin gjysmë të banueshëm dhe gjysmë të pabanueshëm për riparim. Banorët, që kanë jetuar në pjesën e banueshme, nuk kanë marrë bonus qiraje, pasi u është thënë, se apartamentet e tyre janë të banueshme. Ndërsa banorët, që jetojnë tek pjesa e dëmtuar, kanë marrë bonus qiraje. Në datën 9 qershor pallatit i vihet shiriti për shembje. Banorët kanë kërkuar akt-ekspertizën e thelluar, por nuk e kanë marrë dhe nuk e dinë, se cfarë do të bëhet me pallatin e tyre. Për këtë dokumentacion, gazetarja jonë iu drejtua Bashkisë Fushë-Krujë, ku administratori Xhemali Xhixha thotë, se akt ekspertiza e thelluar e ka nxjerrë për shembje pallatin në fjalë, pasi nuk mund të shembet gjysma dhe gjysma të qëndrojë. Ai pretendon, se banorët kanë përfituar të gjithë bonus qiraje, përvec 7 personave, që nuk kanë aplikuar. Por këta të fundit thonë, se nuk u është pranuar dokumentacioni.Megjithatë afati për bonus qiraje ka kaluar, Xhixha deklaron, se ata, nuk kanë përfituar, mund të shkojnë të aplikojnë.

Të Fundit