STOP-EMISIONI 214(SEZONI 7) 29 Qershor 2022-Gjykata vendos kthimin e mjetit, OPGJ nuk e zbaton e fyen qytetarin.

Françesko Zylalaj, që jeton në Ballsh, është dënuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Para dy vitesh ai mori rastësisht në mjetin e tij Ëolsvagen në Ballsh, një person. Policia gjen drogë në mjet.Personi tjetër është dënuar me burg. Francesko me shërbim prove. Atij, duhet t’i kthehen sendet e gjetura në mjet bashkë me mjetin.Por oficeri i policisë gjyqësore të prokurorisë së Fierit , Çlirim Myzaferaj, nuk po ia kthen mjetin.Avokati i shtetit i thotë, se po e mbron, se po zihet me OPGJ Myzaferaj për cështjen e tij.Vetë OPGJ i thotë qytetarit, se është duke gjurmuar, ku ndodhet pjesa e provave, përvec një automjeti. Sipas tij, në momentin, që do i vihet në dispozicion nga gjykata ose nga Drejtoria Vendore, do bëjë kthimin e sendit.Por sjellja e OPGJ lë për të dëshiruar, qoftë me qytetarin, qoftë me gazetarin.Ndërkohë ne iu drejtuam Drejtorisë së Policisë së Fierit, dhe kjo e fundit, u përpoq t’i kërkojë dokumentacionin e mjetit këtij oficeri në mënyrë, që të lëshojë menjëherë mjetin.Pas shumë përpjekjeve të “Stop”, policia ia ktheu mjetin Franceskos.

Fushës së futbollit në patos i ka mbirë bari. Një burrë ka dalë me karrocë e kalë në mes të Peqinit. Në Kukës lpa po kullot në rrethrrotullim. Në Pogradec qytetarët kanë hedhur dyshekët në plehra. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në rubrikën e sotme “Hitparade i absdurdit shqiptar”.

Rajmonda Vasa, trashëgimtarja, e Pashko Vasës, tregon, se dikur priste e përcillte miq e vizitorë të shtëpisë së patriotit, që është monument kulture. Por sot shtëpisë i pikon catia dhe i ka rënë suvaja. Restaurimet e bëra në vitin 2012 dhe 2018 kanë qenë me defekte, dhe e kanë kthyer banesën në rrënojë.Rajmonda thotë, se ka vënë në dijeni ministren, kryeministrin, por nuk ka marrë përgjigje. Arkitekti i njohur, Zef Çuni, i cili i ka parë nga afër vetë këto probleme, na tregon për problemet, duke thënë, se është e domosdoshme që Ministria e Kulturës të ndërhyjë, duke qenë se është edhe 130 vjetori i vdekjes së tij.Ne u drejtuam në Institutin Kombtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorisë Rajonale Shkodër, ku na u tha, se do të jepen 10 milionë lekë të vjetra për restaurimin e shtëpisë së patriotit Pashko Vasa.

Të Fundit