STOP-EMISIONI 213(SEZONI 7) 28 Qershor 2022-Valias, i vjedhin token, pronari nuk ben dot rrethim ne pjesen e mbetur. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 213(SEZONI 7) 28 Qershor 2022-Valias, i vjedhin token, pronari nuk ben dot rrethim ne pjesen e mbetur.

Selim Mcini tregon, se ka përfituar një pronë me ligjin 7501, për të cilën ka nxjerrë certifikatë pronësie. Selimi u largua në Shqipëria në vitin 1997 dhe kur kthehet në 2014-ën, e gjen pronën të zaptuar nga 4 persona. Një zotëri me emrin Petrit Cumrraku, ka bërë një akt-shitblerje, sikur Selim ia ka shitur pronën, gjë që nuk është e vërtetë. Për të zotin, zaptuesit kishin lënë të lirë vetëm 1600 m2. Selimi bën kallëzim dhe nga hetimet, që bëri prokuroria, rezultoi, se dokumenti i noterizuar tek noterja Myrvete Përmeti, ishte i falsifikuar. Gjykata e shkallës së parë vendos, që prona të kthehet tek i zoti dhe cështja është tashmë në apel.Problemi i dytë është, se Selim Mcini kërkon të rrethojë tokën e mbetur, por njëri prej zaptuesve ka bërë një rrugë kalimi e për pasojë, njësia nuk i jep të drejtën për rrethim. I është drejtuar bashkisë së Kamzës, që thotë se aty nuk ka projekt për rrugë.Por njësia administrative numër 1 nuk e zbaton, megjithëse i kërkuan certifikatën e pronësisë dhe Selimi e paraqiti.

Një burrë thyen arrën në kokën qerose të një tjetri.Një komentator sportiv është regjistruar në një skenë humori, duke thënë, se u bë gol e dhjeu situatën.Jënë këto disa situata humori, që shfaqen e komentohen në këtë pjesë të parë të emisionit.

Administratori i njësisë numër 1 i thotë pronarit të ligjshëm të tokës, se nuk mund të bëjë rrethim, pasi aty ka rrugë.Në Bashkinë e Kamzës, vijojnë të këmbëngulin, se kanë dhënë përgjigje, që aty nuk ka projekt për rrugë.Por administratori nuk e njeh as përgjigjen e bashkisë dhe as certifikatën e pronësisë, duke mbajtur anën e zaptuesve të tokës dhe falisfikuesve të dokumentave.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *