STOP-EMISIONI 210(SEZONI 7)23 QERSHOR 2022- Apeli i Vlores liron grabitesit e prones ne Dhermi pa argument ligjor. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 210(SEZONI 7)23 QERSHOR 2022- Apeli i Vlores liron grabitesit e prones ne Dhermi pa argument ligjor.

Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në Stop, sesi kushëriri i tyre, Elidon Gjikoka, i cili u kishte marrë me qera pronën dhe disa objekte turistike buzë detit në Dhërmi, e grabiti atë me dokumenta të falsifikuara dhe me ryshfet.E gjithë procedura u bë në Vlorë dhe konfirmimi përfundimtar u mor nga Tirana. Disa ditë pasi “Stop” transmetoi këtë rast, njëri nga vëllezërit Koka, Markoja, ndërroi jetë.Në Prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për Elidon Gjikokën, i cili u shpall në kërkim ndërkombtar dhe sipas informacioneve, ndodhet në Angli me familjen e tij.Për këtë cështje hetoi paralelisht edhe prokuroria e Vlorës.Prokurori Ervin Karanxha paralajmëroi, se shumë shpejt do të kishte rezultate konkrete mbi të gjithë personat e përfshirë në tjetërsimin e pronës.Në seancën paraprake gjyqtari Enkel Peza hoqi përgjegjsitë penale për të gjithë ata, që cuan dy prokuroritë. Prokurori i Vlorës, Albert Kuliqi, ka favorizuar të akuzuarit, që vetë ai kishte dërguar në gjykatë si të pandehur, duke mos e apeluar vendimin e gjyqtarit Peza.Me lehtësimin e situatës, si për t’i vënë kapakun dosjes, edhe Apeli Vlorë, gjyqtari Laurent Fuçia, ka zëvendësuar pa asnjë lloj argumenti ligjor, masën e arrestit të shtëpisë në detyrim praqitjeje për Elidon Gjikokën.

Sot në Bruksel u mbajt samiti i rradhës i BE-së. Para nisjes së punimeve, kryeministri Rama u tha gazetarëve bullgar, se Bullgarisë duhet t’i vijë turp, pasi po mban peng dy vende anëtare të Natos. Kjo, sipas Ramës,ndodh në sy të 26 vendeve të Unionit, që shohin një shfaqje të frikshme impotence.

5 vjeçari nga Tetova, Muhamed Ridja, është në gjendje kritike për jetën.

Muhamedi nuk komunikon, nuk ushqehet dhe nuk lëviz .Për ndërhyrjen e tij nevojiten 15.000 €. Familja e tij nuk ka asnjë mundësi, për ta përballuar koston e operacionit. “Stop” e “Fundjavë ndryshe” bënë thirrje për mbledhjen e kësaj shume! Nuk vonuan qytetarët, që iu përgjigjën thirrjes sonë. Muhamedi u operua në Turqi dhe këto ditë kthehet pas ndërhyrjes së suksesshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *