Stop -EMISIONI 207 (SEZONI 4) 18 qershor 2019-Skandali/ Tenderi i QSUT-së rrezikon dëgjimin e fëmijëve me probleme.

Një VKM me numër 308 e vitit 2014 alokon një fond të posacëm për fëmijët me probleme me dëgjimin. Nëse ndërhyrja për këtë kategori nuk bëhet deri në moshën 5 vjec, fëmijët rrezikojnë të mos dëgjojnë e të mos flasin për gjithë jetën. Doktori ORL, Arvenol Meta, shpjegon anën teknike të këtij problemi, që mund të jetë i lindur ose i fituar.”Stop” sjell problemin e 3 familjeve, fëmijët e të cilave, vuajnë nga kjo fatkeqësi. Njëri nga fëmijët është 7 vjec dhe shanset, për të fituar dëgjimin, janë të pakta.

Ndërhyrja për këtë problem ka një kosto prej 32 mijë eurosh.Tenderi, që nisi në qershor 2018 nga QSUT, dy herë nuk shpalli asnjë fitues,pasi fituesi i paracaktuar u pezullua nga KPP.

Gjatë ditës së djeshme gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 përgjime të reja për procesin zgjedhor në Dibër. Në përgjime kanë dalë një sërë eksponentësh socialistë, mes të cilëve, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i energjetikës Damian Gjiknuri.Një muaj më parë Rama tha, se fjalia e sajuar, që i kishin vënë në gojë e fyente, pasi i shkonte për shtat një mësuesi fshati me shkollë nate e jashtë profilit.Në përgjimet e reja Rama flet me një funksionar të Ministrisë së brendshme për objektivat e zgjedhjeve në Dibër. Ndërsa Gjiknuri vë në dispozicion një makinë me cuna “problematikë”, në rast se kërkohet ndërhyrje.Në fakt emisioni “Stop” ka sjellë me zë dhe figurë, përmes kamerës së fshehtë, sesi bliheshin votat në Dibër, gjatë procesit zgjedhor të shtatorit 2016, kur u zgjodh kryebashkiak Muharrem Rama.

Sukth/ Hiqet si avokate e shoqatës së Vatikanit, mashtron me kredi qytetaren.

Sulltane Avdiaj, një qytetare nga Sukthi, tregon në “Stop”, se një familjare e njohur me Dorjana Papajanin dhe kjo e fundit i tha, se do ta ndihmonte për një shtëpi.Dorjana u prezantua si avokate e shoqatës Vatikan, që ndihmonte njerëzit në nevojë. Me këtë premtim, Sulltane Avdiaj mori kredi në fondacionin “Besa”dhe e futi në llogarinë e Dorjana Papajanit. Vetë Sulltania mori 200 mijë lekë të vjetra. Kredia u pagua vetëm për 7 muaj dhe më pas i erdhi një letër,që e nxirrte debitore.Me anë të një akti noterial, Dorjana merr përsipër të shlyejë kredinë, por më pas zhduket.Gazetarja e ”Stop” takon edhe oficerin e kredisë, që i sqaron gjithë problematikën dhe mëson, se cështja është dërguar në Prokurorinë e Durrësit.

Të Fundit