Stop -EMISIONI 206 (SEZONI 4) 17 qershor 2019-Fiton të drejtën e pronës me 6 vendime gjyqi, përmbarimi s’ia ekzekuton.

“Stop” është ndalur në Ndroq-Zhuri, për një problem të shtetasit Fatmir Dobrolishti. Ai tregon, se KPP nuk ia ka njohur pronën e trashëguar prej 217 mijë m2, por Gjykata i dha të drejtë dhe sot Dobrolishti ka plot 6 vendime të formës së prerë, që i japin të drejtë, por nuk i ekzekuton dot. 10 ministra drejtësie janë njohur me problemin e Fatmirit, por vetëm e kanë percjellë, duke injoruar vendimet e gjyqësorit.Fatmir Dobrolishti ka depozituar edhe 4 denoncime në prokurori, por të gjitha janë mbyllur.Përmbarimi shtetëror për 20 vjet nuk e ka regjistruar cështjen. Pyetur nga “Stop” përmbaruesi shtetëror justifikohet me faktin, se dosja është voluminoze.në fund dritë jeshile hapet në drejtorinë e përgjithshme të kadastrave, ku premtojnë zgjidhje për kalvarin e zotit Dobrolishti dhe pronës së tij.

Një lutje për politikanët/ Debati Rama-Meta, kush ka të drejtë?!

Gjatë paradites së sotme u publikua lajmi mbi kërcënimin e Lulzim Bashës.Pas thirrjes publike të Saimirit, që hoxha të bëjë dua për udhëheqësit e Shqipërisë, kjo ndodhi. Renaldo u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur, se kush ka të drejtë në debatin mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.Nuk mungojnë përgjigjet me humor për situatën politike absurde në vend.

Berat/ Nuk i kthejnë motorrin e bllokuar, shkresa peng në prokurori.

Armando Dervishi, nga Berati kërkoi, ka kërkuar ndihmën e emisionit ”Stop”, pasi prej nje muaj nuk merr dot motorrin e bllokuar.Policia i ka bllokuar një motorr “honda” pa dokumente dhe materialet iu referuan prokurorisë. Procedimi penal u pushua dhe prokurori vendosi kthimin e objektit tek i zoti. Armandi endet cdo ditë sa në polici, sa në prokurori, por motorrin nuk ka mundur ta marrë. Në Drejtorinë vendore të Policisë Berat, zëdhënësja tha, se vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk ka ardhur në rrugë zyrtare.Në fakt në Prokurorinë e Beratit shkresa nuk ishtë nisur prej një muaji dhe u nis në 29 maj 2019, kur “Stop”-i po merrej me rastin. Në pak kohë cështja u zgjidh dhe Armando Dervishi mori motorrin nga pika e bllokimit.

Të Fundit