Stop-EMISIONI 205 (SEZONI 5) 12 Qershor 2020-Skandali/ Fabrika e bakrit shkakton katastrofe mjedisore ne lumin Fan! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 205 (SEZONI 5) 12 Qershor 2020-Skandali/ Fabrika e bakrit shkakton katastrofe mjedisore ne lumin Fan!

Stop është ndalur në Fushë- Arrëz pranë Lumit Fan i madh. Fabrika e pasurimit të bakrit ka derdhur mbetjet, që përpunon nga minerali në lumë. Katastrofa mjedisore është e dukshme për disa kilometra përgjatë lumit.Punonjësit e fabrikës së pasurimit të bakrit, na tretojne detaje, sesi të gjitha mbetjet janë hedhur në lumë, për shkak të një defekti. E njejta situatë shfaqet edhe në një fabrikë të pasurimit të bakrit në Spac,Tete Albania, që mbetjet e lëngëta dhe të ngurta të mineralit, i hedh në degëzimet e lumit Fan i vogël.Bilal Koci, gjeolog, shpjegon mënyrën e përpunimit të bakrit me solucione dhe reagentë, që derdhen në mjedis dhe jo në rampat e posacme.

Të tjerë fëmijë kanë performuar në kuadër të nismës sonë “rri në shtëpi-rri me Stop”.Më pas zhvendosemi në Kamëz, në lagjen numër 5, ku 40 familje ankohen, se prej 25 vjetësh nuk kanë ujë.Banorët tregojnë, se paguajnë taksat e kanalizimeve, por nuk kanalizime nuk kanë. Shumë herë kanë bërë ankesa në bashki, por nuk kanë marrë përgjigje. Në vitin 2020 banorët përdorin ujin e pusit, analizat e të cilit e nxjerrin me hekur nikel dhe fekale. Për problemin e këtyre familjeve iu drejtuam Ujësjellës Kanalizimeve të Kamzës, ku drejtori Shpëtim Leskaj thotë, se situata është trashëgimi e pushtetit të mëparshëm. Ai flet për një projekt, që kërkon 15 muaj për t’u zbatuar plotësisht.

Jemi në Kavajë, ku qytetari Xhami Ozuni, tregon, se ka poseduar prej gati 30 vjetësh një lokal në qendër të qytetit, përpara banesës së tij. Në vitin 2014 pushteti vendor e prishi dhe e shndërroi në shesh. Ndërsa së fundi bashkia e Kavajës e ka dhënë këtë tokë për ndërtimin e një hoteli 8+1 katësh. Përvec pretendimit për tokën, Ozuni tregon, se ka edhe probleme për të hyrë në banesë.Ndërtimi i parashikuar është në një distancë shumë të afërt me banesën e familjes Ozuni, duke i zënë totalisht hyrjen e dritën.I drejtohemi bashkisë së qytetit, por përgjegjësi i urbanistikës ka vetëm një përgjigje: kërkesa për informacion të bëhet me email.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *