STOP-EMISIONI 203(SEZONI 7)14 Qershor 2022- Seman, kusherinjte dhunohen me leva, prokurori con ne gjyq viktimat.

Jemi në fshatin Seman Fier për një incident të ndodhur në 6 gusht 2019. Vjoli Nushi na tregon, se cfarë ndodhi mes tij dhe kushëririt Saimir Nushi në plazh. Ata nuk flisnin prej kohësh dhe në plazh ka ndodhur një përplasje me fjalë.Vjoli më pas mori të atin për të sheshuar gjërat, por ndodhi e kundërta.Gëzim Nushi, babai i Vjolit thotë, se në shtëpinë e Saimirit, ai është goditur me grushte, ndërsa i biri me levën e hekurit të makinës.Në këtë moment kanë njoftuar policinë dhe djali ka marrë edhe një raport mjeksor 9 ditor, si i paaftë për punë.Megjithatë kushërinjtë e falën njëri-tjetrin, duke e quajtur cështjen të mbyllur.Dy vite më pas janë lajmëruar për gjyq. Prokurori Andi Pogace ka kërkuar gjykim për Gëzim e Vjoli Nushin për veprën penale “dhunë në familje”. Gjykata e Fierit e ka pushuar cështjen, por prokurori e ka ankimuar në Vlorë, duke këmbëngulur, që të gjykohen Gëzim dhe Vjoli Nushi.

Për të sqaruar situatën konfliktuale mes kushërinjve Nushi, ne shkuam në shtëpinë e Saimir Nushit dhe takuam bashkëshorten e tij, pasi Saimiri ishte jashtë Shqipërisë.Zonja tha, se i shoqi nuk ishte dëmtuar gjatë sherrit të vitit 2019 dhe cështja ishte mbyllur.Avokati Arben Llangozi, duke studiuar rastin, u shpreh, se duket qartë, që Saimir Nushi është favorizuar nga prokurori, në një kohë, kur duhet të ishte në burg.Përfaqësuesi i akuzës, Andi Pogace,nuk ka marrë në konsideratë raportin mjeko-ligjor të dëmtimeve të Vjoli Nushit dhe as dëshmitë e të pranishmëve në konflikt.

Në 12 qershor Partia Socialiste festoi 31 vjetorin e themelimit, kohë, që daton me ndryshimin e emrit nga Partia e Punës.Ne ishim aty dhe i pyetëm socialistët, nëse më e rëndësishme për ta është kjo datë, apo ditëlindja e tyre.Socialista apo specialista, sic i ka quajtur i ndjeri Pjetër Arbnori, por të majtët thanë, se do vazhdojnë të mbeten PS.

Të Fundit