STOP – EMISIONI 20 (SEZONI 4) 28 shtator 2018 8 vjet me furrën e bukës poshtë pallatit, Stop zgjidh problemin – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 20 (SEZONI 4) 28 shtator 2018 8 vjet me furrën e bukës poshtë pallatit, Stop zgjidh problemin

Banorët e një pallati në njësinë numër 4 në kryeqytet kërkojnë ndihmën e emisionit “Stop”, pasi në hapësirën me stola e trotuar poshtë pallatit u ka “mbirë” një furrë buke. Atyre u janë dëmtuar apartamentet, nuk gjejnë paqe nga zhurmat dhe ujrat e bardha janë përzier me të zezat.Gazetarja e “Stop” u interesua pranë juristit të urbanistikës të njësisë numër 4,i cili tha se rasti do të verifikohet dhe do t’i kalojë institucionit përgjegjës. Më pas, në IMT, Sokol Mezini tha, se problemi ka 8 vjet, por pritej përgjigje nga Aluizni. Më në fund pas ping-pongut të rradhës, shtesa e pallatit u shemb dhe banorët morën frymë të lehtësuar.

Masat për shtimin e popullsisë, reagimi i qytetarëve.

Pas publikimit të masave për shtimin e popullsisë, Renaldo ka realizuar intervista me humor me qytetarët për këtë strategji. Por shumë prej të intervistuarve kujtojnë kushtet e munguara në vend, për të lindur e rritur fëmijë. Ndërsa të tjerë përmendin rendjen e të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian, në kërkim të mundësive më të mira.

Kullat e vrojtimit pa vrojtues dhe shumë të mbytur në det.

Në vitin 2014 u inauguruan kullat e para të vrojtimit në plazhe dhe u certifikuan dhe 40 vrojtuesit e parë.Por edhe në verën, që sapo u mbyll, nuk munguan viktimat e mbytura në det. Një vëzhgim i “Stop” nxjerr në pah, se në shumicën e plazheve private mungojnë vrojtuesit, edhe pse bëhet fjalë për një detyrim ligjor.Nga Gjiri i Lalzit, në Durrës e Shëngjin, bashkitë kanë dhënë licensa për shfrytëzimin e plazheve nga subjekte private, edhe pse këto të fundit nuk plotësojnë detyrimet.Nga ana tjetër në prokurorinë e Durrësit nuk ka asnjë rast hetimi për viktimat e plazhit,ndërsa në prokurorinë e Lezhës po hetohet vetëm një rast i tillë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *