Stop-EMISIONI 199 (SEZONI 5) 4 Qershor 2020-Skandali/Anija e mallrave bllokohet ne Port, i kerkohet license pasagjeresh!

Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim nga një shtetas italian Kristian Frisenna, pronar i “Logjistika Portuale Srl” me qendër në Trieste Itali.

Kristian tregon i cuditur, se porti i Durrësit nuk e lejon të hyjë e të ngarkojë mallrat, për t’i transportuar drejt Italisë, pasi i kërkon të pajiset me licencë për pasagjerë. Por anija e tij “Tenerife car” është anije për transport mallrash.

Grupi i xhirimit i “Stop” ka shkuar drejt anijes, që ka 2 muaj, që qëndron e bllokuar, bashkë me ekuipazhin e saj.Kostot e këtij bllokimi janë të konsiderueshme, por të marrim parasysh, se vetëm për energji ajo shpenzon 700 euro në ditë. Gazetari ynë inspekton të gjitha ambientet e anijes dhe duket qartë, se ajo nuk është për transport pasagjerësh, por vetëm për mallra.Kërkesës sonë për shpjegim, Porti, përmes Ministrisë së Transportit, i jep një përgjigje me 4 versione të ndryshme të motivit, se pse është bllokuar anija, asnjëri prej të cilëve nuk qëndron.

Si cdo të enjte nuk mungoi edhe sot seanca parlamentare, ku deputetët shfaqën sërish talentin e tyre në batuta.Reforma zgjedhore ishte në qendër të diskutimeve, në një kohë kur në selitë diplomatike ndërkombtare vazhdojnë negociatat për dakordësi për këtë reformë.

Jemi ndalur në Vorë për problemin e qytetarit Osman Picari.Ky i fundit ka hapur gjyq për cështjen e pensionit të tij dhe ka fituar të drejtën ta marrë që nga viti 2008. Por kur shkon ta tërheqë në Postën e Vorës pas 5 vjetësh, që mbaroi kalvarin gjyqësor, nuk i është dhënë shuma e plotë, edhe pse e ka fituar me gjyq.Drejtohemi në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës dhe takojmë kryetaren e degës juridike Monika Shehaj. Zonja Shehaj shpjegon, se afati i parashikuar në ligj për tërheqjen e pensionit të prapambetur, është deri në 3 vjet dhe kjo e ka penalizuar zotërinë, që nuk i ka marrë të plota vitet e punës së tij.

Të Fundit