STOP-EMISIONI 197(SEZONI 7) 6 Qershor 2022-Hitaparade i absurdit shqiptar

Një qytetar nga Elbasani ka sjellë me video në redaksinë e “Stop” kabinën elektrike te llixhat në Çikallesh. Qytetari denoncon se kanë 5 ditë që janë pa drita dhe si pasojë i është dashur të “riparojnë” vet kabinën elektrike me mjete rrethanore.Më pas trasmetojmë pamje nga lumi Drin, ku duken qartë mbeturinat e hedhura kudo. Në orën 7 të mëngjesit në Lushnje makina e ujit shqetëson banorët duke i rënë bories pa pushim. Një video virale në “Tik Tok” tregon sesi mund ti shpëtosh policisë duke i dhënë vetëm 5 mijë lekë. Në bregdetin e Shëngjinit vija bregdetare ështe mbuluar nga një pluhur i verdhë. Janë këto disa nga episodet që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”

Të Fundit