Stop -EMISIONI 189 (SEZONI 4) 23 maj 2019-Absurdi, prokurori në Pogradec klasifikon deodorantin si armë të ftohtë.

“Stop” është ndalur në Pogradec, pasi avokati Meard Berberi, akuzohet per dy vepra penale, duke spërkatur pa dashje policin e gjykates Pogradec me një spray, që e përdorte për higjenë vetjake. Në hetimin e prokurorit mungojnë një sërë veprimesh dhe mbi të gjitha bie në sy fakti, që prokurori Sotir Kllapi, kategorizon këtë solucion si “armë të ftohtë”, duke kërkuar dënim me burg për avokatin. Avokati i akuzuar, tregon, se ai nuk ka ushtruar dhunë kundër policit dhe se sprite nuk është armë e ftohtë.Kamera e emisionit “Stop” sjell dëshminë e policit të gjykatës së Pogradecit, Zefe Kotka, i cili tregon, se cdo gjë ndodhi pa dashje.Avokatit i ngeci mekanizmi i deodorantit, kur po ia tregonte dhe cështja u transformua në hetimin e prokurorit.Vetë prokurori Sotir Kllapi rezulton, se për një cështje të ngjashme, ka urdhëruar mosfillimin e cështjes penale. Por sot kërkon burg për avokatin.Shkeljet e konstatuara nga “Stop”,u përforcuan edhe nga gjykata e apelit Korcë, e cila prishi vendimin e Janollarit dhe prokurorit Kllapi.

Shembet komisariati numër 6, ishte përuruar nga Lleshi në 11 janar.

Në parlament u betuan sot dy deputetë të tjerë nga rradhët e opozitës. KQZ-ja vendosi sot rrëzimin e kërkesës së PD-LSI-së për regjistrimin e anëtarëve në komisionet e administrimit zgjedhor. Komisariatit numër 6 në kryeqytet i ka rënë catia. Mësohet, se disa ambiente janë dëmtuar dhe po punohet për riparimin e tyre. Komisariati numër 6, u përurua nga ministri i brendshëm Sandër Lleshi në 11 janar të këtij viti.

Kukës/ 4 të mitur jetimë pa një cati, Stop e Fundjava bëjnë apel për shtëpi.

Pas vdekjes së babait, Fatjoni 13 vjeç, Lionda 8 vjeçe, Klesa 11 vjeçe dhe Mislimi 2 vjeç, kanë mbetur në mëshirë të fatit. Fëmijët duhet të ecin çdo ditë 2 orë për të shkuar në shkollë. Të rrezikuar nga rruga e vështirë, që ndodhet në shpat mali dhe nga kafshët e egra, për ta jeta është një sfidë. Familja jeton në varfëri ekstreme në fshatin Tejmollë në qarkun e Kukësit. Të braktisur dhe të izoluar nga çdo gjë, familja ka nevojë urgjente për ndihmë. Emisioni “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”nisin fushatën dhe apelin, për një shtëpi të re, për të strehuar katër fëmijët dhe Shkurten, që është azmatike dhe ka nevojë për mjekim.

Të Fundit