Stop -EMISIONI 182 (SEZONI 4) 14 maj 2019-Korcë, arrestohet e shlyen dënimin, OPGJ-ja i grabit telefonin. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 182 (SEZONI 4) 14 maj 2019-Korcë, arrestohet e shlyen dënimin, OPGJ-ja i grabit telefonin.


Ergis Zenelak nga Korca, i drejtohet emisionit “Stop”, pasi në vitin 2017 e arrestuan, duke ndihmuar një person të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.Në momentin e arrestimit kishte me vete 3 telefona dhe kartën e identitetit. Pa shlyerjes së dënimit,OPGJ Edion Stena, e sorollati për të marrë sendet e veta.Ergisi tentoi edhe një herë të merrte sendet personale, por OPGJ-ja i dha telefonin nokia dhe alcatel e jo samsungun. Nga ana tjetër Ergisi detyrohet të firmosë, sikur i ka marrë të tre telefonat.

Video e rrallë, kur kryeministri Majko provonte gjellën e spitalit.


Disa qytetarë kanë sjellë në redaksinë e “Stop” video, ku tregohet cilësia e ushqimit në ambientet e spitaleve.Mish i kalbur e mollë të prishura, janë ato, që u ofrohen pacientëve në regjim spitalor.Emisioni “Stop” ka nxjerrë nga arkiva një kronikë të 10 shkurtit 1999, kur kryeministri i kohës Pandeli Majko, vizitoi qendrën spitalore e reagoi ashpër, kur duhet të provonte gjellën e spitalit. Sot, 20 vjet më pas, cilësia e shërbimit në spitale nuk ka ndryshuar, por ajo që është katërcipërisht e ndryshme, është propaganda mbi këtë shërbim.

I vdes gruaja, Mjekësia Ligjore dhe institucionet nuk i tregojnë shkakun.

Xhemil Kararaj iu drejtua emisionit “Stop”, për të sjellë shqetësimin, lidhur me prokurorinë e Fierit dhe Institutin e Mjeksisë ligjore. Bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë në spitalin Nënë Tereza në Tiranë në 18 mars, pas peripecive, që nisën nga mjeku i familjes,spitali rajonal i Fierit e deri në QSUT.Xhemili kërkon të dijë shkakun e vdekjes së gruas së tij dhe nuk merr përgjigje nga institucionet prej gati dy muajsh.Në Institutin e Mjekësisë Ligjore i thonë të kthehet njëherë pas 10 ditësh për përgjigjen e autopsisë.Juristi Clirim Gjata shprehet, se Mjekësia Ligjore duhet të kishte nxjerrë përgjigjen, ndërsa prokuroria duhet të kishte përcaktuar afatin për këtë përgjigje.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop” në 3 maj, përgjigja e autopsisë u nis drejt Prokurorisë së Fierit për hetime lidhur me rastin e vdekjes së gruas.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *