Stop -EMISIONI 177 (SEZONI 4) 7 maj 2019-1000 euro per te bere rrezet pa rradhe ne onkologjikun e QSUT-se!


Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, sesi blihet shërbimi shëndetësor me para në dorë në QSUT. Një e re paraqitet në pavionin onkologjik, për një të afërm, që duhet të bëjë rreze.Në recepsion e drejtojnë tek infermieri Pali Cuni, ndërsa ky i fundit, e dërgon me rekomandim te doktor Enes Hafizi. Vajza, i thotë mjekut, se një i afërm i saj, që aktualisht është në Zvicër, ka nevojë të bëjë rreze. Fillimisht mjeku i shpjegon, se duhen dokumentat e epikrizës dhe për këtë cështje, ka rradhë minimalisht një muaj.Por pasi vajza i premton para, cështja e rradhës nuk është më një pengesë.Pas disa takimeve, vajza i jep mjekut 1000 euro dhe merr premtimin, se problemi i rrezeve të pacientit, është i zgjidhur.

Kenge per Enver Hoxhen ne shi, si e perkujtuan 5 majin veteranet!

Sot nisi shpallja e fituesve për qytetarët, që kanë aplikuar për lotarinë amerikane. Të dielën u përkujtua 5 maji, dita e dëshmorëve. Megjithë kushtet e papërshtatshme të motit, veteranët dhe nostalgjikët e komunizmit, si cdo vit vizituan Varrezat e dëshmorëve, ku bënë homazhe për të rënët në luftë. Shumë prej tyre ngritën lart figurën e Enver Hoxhës dhe kënduan këngë për diktatorin.

Skandali ne “Stop”, 3 persona ne pranga per token te spitali i traumes!

Pak ditë më parë, në emisionin e datës 25 prill, një qytetar denoncoi falsifikimin e një vendimi të AKKP-së, për t’i marrë pronë shtetërore Spitalit të Traumës.Vendimi u kthente pronën trashëgimtarëve Pazari dhe një pjesë e kësaj prone ishte te Spitali Ushtarak.Sipas vendimit, kur spitali të privatizohej, trashëgimtarëve Pazari do t’u lindte e drejta e parablerjes. Më pas prona u tjetërsua dhe trashëgimtarët Pazari shkëmbyen 174 mijë merta katrorë te Spitali Ushtarak me 600 metra katrorë në Yzberisht me ndërtuesin Dritan Llanaj.Pas këtij skandali në pranga kanë ënë 3 persona, ndërtuesi Llanaj, dhe dy të tjerë. Prokurori i cështjes, Ervin Karanxha, deklaron, se në bazë të informacioneve të policisë dhe Emisionit “Stop”, u bë e mundur, që kjo ngjarje të zbardhej.

Të Fundit