Stop -EMISIONI 175 (SEZONI 4) 3 maj 2019-Aplikon për ndihmë ekonomike, mëson se ka biznes prej 14 vjetësh.

Historia e rradhës ka të bëjë me ankesën e qytetarit Rrahman Marku.Ai tregon, se i është shkurtuar vendi i punës, e për pasojë i është dashur të aplikojë për ndihmë ekonomike. Ndërsa kërkoi një vërtetim, që nuk ka biznes, i rezultoi e kundërta, ka një biznes prej 14 vjetësh, për të cilin, as që është në dijeni.Në këtë moment nisi kalvari, nëpër dyert e institucioneve, pasi i rrezikohet ndihma ekonomike dhe duhet të paguajë detyrimet e biznesit.Rrahmani tregon, se me personin, që ka biznesin kanë të ndryshëm emrin e babait dhe firmën e hedhur në dokumenta.Sipas një informacioni nga QKB, na u tha, se zoti Rrahman Marku, nuk është paraqitur asnjëherë, për ta regjistruar apo për të përditësuar biznesin, për të cilin ngarkohet me detyrime.Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua drejtorisë rajonale të tatimeve dhe drejtorisë së shërbimit të tatimpaguesve, ku sqarojnë,se me disa dokumenta, përfshirë vërtetimin e njësisë administrative për emrin e të atit, problemi do të marrë zgjidhje.

Opozitarët paralajmërojnë një ’97-të të dytë?!

Shumë prindër kanë sjellë sërish video të fëmijëve të tyre, që kërcejnë e argëtohen me nisjen e emisionit “Stop” dhe performancën e fllonxave tona.Renaldo u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, nëse kanë frikë, se mund të përsëritet një 97-të e dytë, sic kanë paralajmëruar disa politikanë opozitarë. Shumica e qytetarëve shprehen, se kjo nuk mund e nuk duhet të ndodhë.

Nxënësit në mbështetje të nismës së “Stop” për familjet në nevojë.

Nismës së emisionit “Stop”, për të ndihmuar familjet e varfra i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës jopublike “Mrekullia”.Përfaqësues të qeverisë së nxënësve shprehen, se kanë menduar të ndihmojnë me ndihma ushqimore dhe një shumë prej 26 000 lekësh, familjet në nevojë. Edhe nxënësit e shkollës 9 vjecare në Barbullojë e Re, Lezhë kanë vendosur të ndihmojnë të pamundurit.Ata kanë mbledhur të holla dhe veshmbathje për familjen në Pukë, që iu dogj shtëpia.

Të Fundit