STOP-EMISIONI 174(SEZONI 7) 4 Maj 2022-Deshmia ngjethese: 20 vjet dhune nga burri, xhelozonte kot, derisa ika. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 174(SEZONI 7) 4 Maj 2022-Deshmia ngjethese: 20 vjet dhune nga burri, xhelozonte kot, derisa ika.

Një grua nga jugu i vendit, por që kërkon të mbetet anonime, denoncon dhunën barbare dhe sistematike të të shoqit ndaj saj.Ajo tregon, se ka tre muaj, që ka ardhur në Tiranë bashkë me tre fëmijët e saj, për t’i shpëtuar agresionit.

Në 20 vjet e ka denoncuar 3 herë bashkëshortin dhe ka marrë urdhër mbrojtjeje, por e ka thyer vetë, duke u kthyer në shtëpi.Por këtë herë nuk duroi më e bëri ca para nga kushërinjtë dhe u zhvendos në Tiranë.Këtu ka gjetur punë dhe ka sistemuar fëmijët në shkollë.Tani ka një avokate shteti falas dhe ajo po merret me urdhrin e mbrojtjes dhe me divorcin. Zonja thotë, se u drejtua në “Stop”, pasi ka nevojë për psikolog e ndihmë financiare.

Në mediat e huaja po qarkullon lajmi, se Nasa do të lëshojë në hapësirë foto nudo, për të joshur alienët e për të vendosur kontakt me ta.Mbrëmjen e së martës, emisioni “Stop” transmetoi rastin e shefit të krimeve në Divjakë, i cili i kërkonte femra një kandidateje për police burgu, në mënyrë që t’i jepte opinion pozitiv kësaj të fundit.Pak minuta pas transmetimit të emisionit, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano firmosi urdhrin e pezullimit për shefin e krimeve të komisariatit të Divjakës Lorenc Braho. Për Brahon ka nisur dhe ecuria disiplinore për shkelje të rëndë. Nga ana tjetër një grup i Shërbimit për cështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme ka shkuar në Divjakë, ku ka shqyrtuar dokumentacionin, që lidhet me konkurenten dhe ka marrë kontakt edhe me vetë gruan, që pati guximin të denoncojë padrejtësinë dhe vardisjen në emisionin “Stop”.

Lidhur me problemin e gruas së dhunuar për 20 vjet nga bashkëshorti,ne komunikuam me Shoqatën “Në dobi te Gruas” dhe drejtuesja e saj Sevim Arbana, e cila premtoi ta sistemojë në një banesë sociale pas ndryshimit të pashaportizimit.Gjithashtu zonja Arbana do të interesohet edhe për tre fëmijët.

Më pas me shoqatën “Family” ne ramë dakord, që gruas t’i ofrohet ndihmë juridike dhe psikologjike falas. Valbona Treska u shpreh, se kjo asistencë do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.Gjithashtu “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” i ofruan gruas dhe fëmijëve të saj ushqime e veshmbathje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *