Stop-EMISIONI 169 (SEZONI 5) 23 Prill 2020-Bllokohet ne kufi per nje ngaterrese te emrit e fotos!

Udhëtuam në Karbunarë të Vogël, Lushnje, ku qytetari Luftëtar Halit Arapi na tregoi, se nuk arrin dot të kalojë në pikën doganore të Kakavijës dhe Brindizit, pasi me të dhënat e tij, del në sistem një foto e një personi tjetër. Ai thotë, se e ka gjetur vetë, që personi tjetër është Ilir Gjon Arapi e për këtë ngatërresë, Luftëtari ka 15 vjet, që nuk kalon dot doganat e huaja. Ne u interesuam në gjendjen civile të njësisë Karbunarë e Vogël dhe na u pohua, që Luftëtar Halit Arapi ka vetëm një dhe janë të dhënat, me të cilat ai është pajisur edhe me kartë identiteti dhe me pasaportë.Pas këtij hapi, ne kontaktuam me Interpol Tirana dhe na kthyen përgjigje, se në sistemin tims dhe atë të Interpolit, shtetasi në fjalë, nuk ka asnjë problem dhe është i pastër. Tani Drejtoria për cështjet konsullore koordinohet me strukturat e vendeve europiane të shengenit,për të hequr emrin e Luftëtar Halit Arapit nga lista e zezë në kufi.

Sot është mbajtur një tjetër seancë e pazakontë parlamentare, ku deputetët kanë vënë maska e doreza e janë ulur në distancë nga njëri-tjetri.Por Stop sjell në vëmendje, sesi socialistët plot 10 vjet më parë, në 15 prill 2010 e kanë parashikuar këtë situatë, kur u shfaqën me maska në parlament, edhe pse aso kohe, për një ndëshkim ndaj kolegëve të tyre Taulant Balla e Saimir Tahiri.

Stop i rikthehet problemit të bizneseve në aeroportin e Rinasit. Edhe pse drejtori i gjerman i TIA-s Constantin von Alvensleben, pretendoi, se në media ishin thënë të pavërteta për urdhrat e tij, Stop ve në dispozicion korespondencën e tij me biznëset, të cilët i detyron të qëndrojnë hapur, duke u kujtuar kontratën.Po kështu Stop sjell dy shkresa të datës 12 mars nga policia e shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë, që detyron baret e lolaket të mbyllen në kuadër të masave të pandemisë së koronavirusit.Vec kësaj shfaqen edhe foto,ku tregohet në ambientet e aeroportit punohet pa masa sigurie, pa maska e doreza.

Të Fundit