Stop-EMISIONI 167 (SEZONI 5) 21 Prill 2020- Skandali korruptiv/OPGJ dhe zyrtari i drejtesise favorizojne personin ne kerkim.

Stop sjell në vëmendje një procedurë të shpalljes në kërkim të shtetasit Kristaq Kotro, i cili është dënuar me 4 muaj burg për një vepër penale të lehtë. Në këtë procedurë provohet abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e OPGJ Martin Pali dhe një zyrtar i lartë i sistemit të drejtësisë. Të dy kanë favorizuar Kristaq Kotron, duke mos e shpallur në kërkim fillimisht brenda vendit dhe më pas edhe ndërkombtar.Për pasojë Kotro mundi t’i shmangej drejtësisë.

Dëshmitarja tregon nëpërmjet kameras së fshehtë, sesi Martin Pali e ka favorizuar Kristaqin, duke përmendur edhe para të dhëna përmes avokatit të Kristaqit.Dëshmitarja tregon, se ai ka njohje dhe paguan edhe një zyrtar ku paguan të lartë në sistemin e drejtësisë, që dyshohet se punon në Prokurorinë e Përgjithshme. Ajo jep detaje, se kur ky zyrtar është takuar me Kristaqin, në kohën, kur ky i fundit ishte në kërkim. Takimi sipas saj, është bërë në një fshat të Greqisë në kufi me Gjirokastrën.

Me këngën “Stay home” nga Big and Rich nis emisioni i sotëm.Pas Austrisë, që tregtonte në Spar lakra shqiptare, tani është gjermania, që ka porositur në Shqipëri 9 mijë pako letra higjenike.Pasditen e djeshme u nisën drejt Italisë edhe 60 infermierë të tjerë, duke e cuar numrin e mjekëve dhe infermierëve në shtetin fqinj në 90.Qeveria do t’i kërkojë parlamentit shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar pezullimin e imigrimit drejt SHBA-ve, për të mbrotjur vendet e punës për shtetasit amerikanë.

Në emisionin e një dite më parë transmetuam problematikën e drejtuesit ekzekutiv të TIA,  The Chief Executive Officer (CEO)   Costandin von Alvensleben, i detyron bizneset në terminal, që të qëndrojnë hapur, pavarësisht kufizimeve ligjore.Në 12 mars bizneset, që operojnë në Rinas u mbyllën, pasi morën urdhër nga Policia e Shtetit.Por në të njejtën datë, me anë të një shkrese,TIA u rikujtoi këtyre bizneseve kontratën, që i detyron të qëndrojnë hapur, në shkelje të vendimit të policisë dhe qeverisë.Pas transmetimit, akti i drejtorit gjerman të aeroportit, do të hetohet nga organi i akuzës, ku janë dorëzuar materialet dhe dokumentet kompromentuese të titullarit të TIA-s.

Të Fundit