STOP-EMISIONI 165(SEZONI 7) 21 Prill 2022-Bashkia le pezull linjen me license te furgoneve Prrenjas-Qukes

Në 18 mars transmetuar një problematikë në Prrenjas. Feredin Kampula bleu disa furgonë, licensa e të cilëve, ishte aktive deri në vitin 2024. Por ai hasi probleme nga Bashkia e Prrenjasit.Feredini tha, se kishte blerë 4 furgonët e linjës Prrenjas- Qukës. Në bashki i thanë fillimisht, se ishte një shoqëri tjetër, që i kërkonte. Më pas i thanë, se kishte ankesa nga kompani të tjera, që i ndërhynte në linjat e tyre.Për fatin e licensës së furgonëve u la të vendosej në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në 31 mars.

Në rrjet po qarkullon një video nga një marshim i organizuar nga Partia Spanjolle Marksiste-Leniniste në rrugët e Madridit.Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit, janë edhe portretet e Enver Hoxhës, Leninit apo Stalinit.Në kulmin e debatit për lejimin e mbjelljes së kanabisit mjeksor, “Stop” ka siguruar një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 1931, që anullon lejen për mbjelljen e hashashit, duke e konsideruar këtë bimë, si të dëmshme në cdo pikëpamje.

Për cështjen e licensës së linjës së furgonëve Prrenjas-Qukës, nuk pranoi të shpjegonte as drejtoresha në bashki dhe as kryetari i bashkisë. Më në fund vendimi doli. Por licensa i jepet licensa për linjën, por vetëm për një mjet, ndërkohë që ka orare të ndryshme brenda ditës. Dhe mbi të gjitha, nuk i jepet një kopje e vendimit. Juristja shpjegon, se komisioni i vendimit, vendosi për linjën Qukës-Prrenjas, dhe që operatori Geri Kampula, të pajiset me certifikatën e ushtrimit të veprimtarisë në transportin rrugor, vetëm për një, meqë ky mjet ka qenë i certifikuar më parë për këtë linjë.

Të Fundit