STOP- EMISIONI 160 (SEZONI 4) 12 prill 2019- Tale pa mjek, 2 mijë pacientë udhëtojnë drejt Lezhes edhe për një gjilpërë.

Disa pensionistë nga zona e Tales në Lezhë, janë ankuar në emisionin “Stop”, se nuk kanë mjek.Ata thonë, se për cdo shërbim shëndetësor duhet të shkojnë në Lezhë. Mjeku në zonë shfaqet vetëm 2 muajt e verës e më tej gjithcka kthehet si më parë.Infermieri i vetëm, që gjendet në qendrën shëndetësore thotë, se u jep kartelat pacientëve, për të shkuar në Rrile për mjekim.Mjekja në Barbulloj shpjegon, se ajo kujdeset për 3 mijë pacientë. Mjeku i Tales ka dalë në pension, ndaj dhe 2 mijë banorët e Tales kërkojnë të marrin shërbim shëndetësor.Drejtori i Fondit të siugurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor Lezhë, thotë, se Lezha ka 12 mungesa. Sipas tij, kjo histori është kudo, pasi Korca ka 30 mangësi e Shkodra 20.

Serbja ia merr këngës shqip.

Nesër pasdite mbahet protesta e paralajmëruar e opozitës. Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre, duke kërcyer me siglën hyrëse dhe baletin e emisionit “Stop”.Një qytetare serbe është filmuar në automjetin e saj, duke kënduar këngë shqiptare të Resmie Osmanit. Një i huaj me ngjyrë, ka shkruar “Stop” dedikuar emisionit të TV Klan.Zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm italian Salvini është shfaqur në një foto, duke bërë shenjën e shqiponjës.

Astir, rruga private me pagesë, 50 lekë për një kalim.

Qytetarët e Tiranës duhet të paguajnë 50 lekë të reja, nëse u bie rruga nga Astiri e duan të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.Kësaj takse nuk i shpëtoi as grupi i xhirimit i “Stop”.Kur e pyet rojen-taksidar, se përse duhet paguar kjo shumë, ai thotë, se është tokë private.Qytetarët thonë, se nuk kanë alternativë tjetër, pasi shteti nuk ka investuar në rrugë e kështu duhet të paguajnë për të kaluar.Pronari i subjektit shprehet, se për këtë pronë, ka certifikatë pronësie ndaj mund të bëjë cfarë të dojë.

Të Fundit