STOP – EMISIONI 158 (SEZONI 2)

“Bilbili i Rilindjes” dhe kontrolli në doganën e Kapshticës.
Kreu i opozitës Lulzim Basha e quajti kryeministrin Rama “bilbilin e monologut”, në replikat e rradhës në distancë, që ata shkëmbyen së fundi.”Stop” propozon sot një video-klip me këtë fabul. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetarët dhe valixhet e tyre, kontrollohen në mënyrë diskriminuese.

“Rilindja” e doganës, me 300 euro fut makina të vjedhura në pikën e Morinit.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” tregon me zë e figurë, sesi mund të bësh kontrabandë në doganën e Morinit. Një qytetar takon punonjësin e doganës, Lad Muja dhe ky i fundit i tregon fill e për pe, sesi mund të sjellë makina të vjedhura nga Serbia apo vende të tjera dhe për 300 euro t’i kalojë në Shqipëri, pa i hyrë gjemb në këmbë. Ladi tregon, sesi u merr para edhe shoferëve të autobuzëve nga Kosova, të cilët “zgjedhin qesen”, për të mos u vonuar në doganë. Në një moment sinqeriteti, Ladi flet edhe për backroundin e tij prej “të burgosuri profesionist” në shumë vende të Europës dhe në Shqipëri.

Qytetari – Cfarë mundesh të më ndihmosh?

Doganieri – Unë mundem me të ndihmuar kështu, pasi…. s’e dita, që do vish kaq shpejt, se nuk kam biseduar me atë. Unë mund të kaloj kontroll vetë, kam fut letrat, mos po kaloj kontrollorë. Se unë jam kontroll fizik, unë bashkëveproj me ata, që regjistrojnë. Puna ime, tashi për tashi, jam kontroll fizik për bagazhet, mallrat kontrabandë, mallin e makinave, që janë me letra pa letra, po ma mirë, që i kam është ai sistemit më kupton? Unë 5 lekë i nxjerri pa e rrujt…,i nxjerri 5 lekë, pa e rrujt… t’u ndejt, i marrë 5 lekë, nuk kam nevojë me rreziku.

 Qytetari – Me mallra?

Doganieri- Me mallra, gjana, sheqer, oriz, vaj, makarona, coca cola, redbull. Dhe vjen ai tjetri, të len 10 euro, kupton? Kalojnë autobuzat e Kosovës, hipim në autobuz. Ka karta, i ka mbaru afati, e kthen mbrapa. Me kthy dhe njëherë në Prishtinë thotë, që 5 euro. Ose është autobuzi me 54 veta, do me regjistru mos me vonu, nuk ia ndjen….10 euro vetëm me ec. Na mbarojmë atë turn dhe shkojmë te shpia 100, 100(euro)  pa u mërzit vëllai im, pa e rrujt…hic.

Unë më shumë kam bërë burg, se polic o M……., në Gjermani kam qenë, Zvicër kam qenë në burg, në Belgjikë kam bërë burg.

Qytetari – Pse nuk thua ti, që e paske marrë nga halli këtë punën?

Doganieri – Po nga halli e kam marrë, e kam provu dhe këtu. Nja tre apo katër vjet I kam ba.

Unë kam, që nja dy vjet këtë, kam hy me këta rilindasit e k….

Doganieri – Tashi unë do bisedoj me atë shokun dhe ti me të ndihmuar, se vjen me makina, makinën nuk don me e regjistruar, përvecse makinat e vjedhura.

Qytetari – Dhe për këtë pikë doja të pysja?

Doganieri – Po.

Qytetari – Sepse, më intereson ajo pjesë.

Doganieri – Të intereson? Ti je te kjo pikë?

Qytetari – Kam shumë opsione, që m’u kanë ofruar.

Doganieri- Desha me të pyt, para se me ia nis. A ke, a njifesh me kënd në Kukës?

Qytetari – Jo!

Doganieri – A ke punuar me ndokënd në Kukës, se në n.q.s. ke punuar dhe të njef ai, nuk është mirë me u shkëput nga ai. Pse? Nga xhelozi, nga gjërat, e ke parasysh?

Qytetari – A ekziston mundësia, mos me u marrë fare me këtë pjesën e letrave? Me dhanë një leje qarkullimi e cdo…? Me bisedu ti?

Doganieri – Pjesa tjetër, atë pjesë e mora vesh. Duhet me bisedu me atë shokun, ca janë kontrolle, a sende, se bash 100% përgjegjësia është këtu dhe mund të kalosh, pa u regjistruar fare.

Doganieri – Kjo është pika parë. Pika e dytë, kurse B është me ardhë ti vetëm me targa zitori (traktori), targa Ks ose AA. Tashi du me ditë, makina a është e vjedhur, apo nuk është e vjedhur? Se kjo është problem, se përgjegjësia është më e madhe, larg qoftë me qenë e vjedhur.

Qytetari – Makinat janë të vjedhura në Serbi.

Doganieri – Janë të vjedhura në Serbi.

Qytetari – Serbi, Kroaci. Me targa provizore gjermane, po për me qenë më i sigurtë, unë dua që ti ta bisedosh dhe unë të kaloj pa probleme .

Doganieri – O M ….., kur unë të them hajde në doganë, ti mos me rrujt….Po të thashë unë, hajde, mos e rruaj  …. Ok!

Unë do e bisedoj me atë mikun dhe kam për të thënë o M …. Ok!

 Doganieri – Pastaj do marrim dy numra telefoni. Me ato dy numra do merremi me mesazhe dhe për njëfarë kohe, do t’i heqim unë dhe ti ok?Ti je i interesuar vetëm për këto makinat, që më the, tip i ri.

Qytetari – Flasim për makina që….

Doganieri – Pastaj, pastaj për pazaret do të…, n.q.s. ma le mue me ba me ty, mirë, n.q.s. jo, do ulna të tre e bëjmë me atë. E kupton, se e kam shok të ngushtë, se ti do njifesh me atë, se kur t’i them unë, t’i them unë, do le korsinë bosh aty, la korsinë bosh, që nuk të vonoj fare unë ty… A e kupton? Do të njofi ai, ty.

Kurse për rrugës, po kalove në doganë, larg qoftë…! Ti me ato targa, që kalon në doganë, nuk do ikësh për Tiranë. Kjo do jetë e detyrushme. Tjetra, se ku ik ti, ik nga të duash, nuk më intereson. Ti si të kalosh në doganë andej, s’ka përgjegjësi ma. As nuk ke të drejtë, me i ra telefonit fare, se s’jam për Tiranë. Ti nuk na njef fare. Se nga e ke nxjerrë makinën, ti e din, e zëmë.

 TAKIMI II

Doganieri – Kjo punë është n.q.s. rregullohemi, duhet t’i futësh lekët në korsinë, që të them unë. Do hysh në atë korsi, që më shikon mue në këmbë. Në atë korsi do hysh dhe do ia futësh lekët në pashaportë aty, se për cdo gjë, të jem korrekt. I merr ai, ai e di sa lekë, le mos të merrna fare ne.

Qytetari – Po pra! Sa lekë me i lanë aty?

Doganieri – Sa…?

Qytetari – Sa…?

Doganieri – Ai e vuri nji farë kështu, “300 euro tha”.

Qytetari – 300 Euro? Me 300 euro, s’kemi probleme.

Doganieri – Po jo, o burrë! Çfarë problemesh?

Qytetari – Unë mendova, që duhet me të taku, para se me ardhë këtej. Pse me ia dhanë lekët këtu? Apo do me qenë korrekt me këtë?

Doganieri – Du me qenë korrekt me të, mos ke punë, vetëm ia len dhe ik direkt, nuk takohemi ma këtu. S’kemi pse takohemi.

Qytetari – Me një fjalë, me ia lanë në dokumenta?

Doganieri – Direkt, n’ dokumenta ia len 300 euro.

Qytetari – 300 euro, ok! Jemi në rregull bashkë.

Doganieri – Do, që ta jap programin e punës, që mos të më pytësh në telefon?

Qytetari – Po ma jep, t’i bëj foto.

Doganieri – Jo, jo! Nxirre telefonin te kalendari, që mos të më pysësh, po vjen direkt këtu. Shikoje: sot jam ditën, nesër jam natën, pushim, pushim. Ditën, natën, pushim, pushim. Ditën, natën, pushim, pushim.

Dhe pa u taku dhe pa u taku fare, sic të shikoj mua ty…,ec! Ik, shko atje!

“STOP” ndërroi tragën e makinës, nga shqiptare në gjermane.

Qytetari – 50, 100, 150, 200, 250, 300 euro.

Doganieri – Te ky i Kosovës, mos u fut. Janë 2 vende në një sportel. Hiqi ato prej aty! Futi ke e dyta, se është e Shqipërisë.

Qytetari – Ku të ndaloj tani unë?

Doganieri – Ë?

Qytetari – Ku të ndaloj unë?

Doganieri – Po hiqi ato gjërat, lekët hiqi prej aty! Do kontrollohesh vetëm te e dyta, te e dyta do ia japësh.

Qytetari – Po pra!

Doganieri – Vetëm jepi librezën. Jepi librezën e pasaportën tane.

 Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shkon në sportelet e doganës së Morinit.

Sporteli i parë

Qytetari – Si kalove? Mirë? 

Doganieri – Kalo këtej!

Qytetari – Ja, një minutë! Po!

Sporteli i dytë

Qytetari – Urdhëro dhe Akt-Përdorimin, të lutem!

Qytetari – Në rregull, ë? Faleminderit!

Në këtë mënyrë kalojnë makinat e vjedhura nëpër dogana për në Shqipëri, mjafton të kesh vetëm 300 euro dhe mund t’ia dalësh!

Fondacioni “fëmijët shqiptarë” dhe qytetarët i përgjigjen apelit të “Stop”.
Shtetasi turk Erim Celik sjell në ambientet e TV Klan dhe redaksisë së “Stop”, një karrocë invaliditeti, pas apelit, për të ndihmuar të pamundurit dhe personat me aftësi të kufizuara.Po kështu fondacioni “Fëmijët shqiptarë”, i drejtuar nga zonja Liri Berisha dhuroi pranë redaksisë së emisionit “Stop” 10 karroca për fëmijë, si mbështetje për ata, që kanë nevojë, për një mundësi më shumë.

Të Fundit