Stop -EMISIONI 144 (SEZONI 5) 19 mars 2020- Shqetesimi i mjekeve interniste/ 10 vjet shkolle, por te lene pas dore. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 144 (SEZONI 5) 19 mars 2020- Shqetesimi i mjekeve interniste/ 10 vjet shkolle, por te lene pas dore.

Disa mjekë specializantë të sëmundjeve interne, i drejtuar emisionit Stop, pasi thonë, se janë lënë në hije.Ata tregojnë se kanë mbaruar 6 vjet shkollë dhe 4 vjet specializim, por në fund nuk venë diagnoza dhe nuk janë të përfshirë në skemën e rimbursimit të barnave.Për këtë rast iu drejtuam shefit të pavionit në QSUT, Rektorit të Universitetit, Urdhrit të mjekut dhe ministrisë së shëndetësisë. Shefi i Pavionit Mihal Tase, thotë, se kjo kërkesë nuk është e drejtë, pasi mjekët që ankohen, po kërkojnë shumë gjëra. Megjithatë kërkesat e tyre i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Dy qytetarë janë në burg në një qeli, pasi i pari ka vrarë 5 persona,ndërsa i dyti ka dalë të blejë bukë në orën 18.00 në kohën e ndalim qarkullimit për shkak të koronavirusit.Një qytetar ka mbyllur letrat higjenike në kasafortë.Një tjetër qytetar ka vënë filtrin e makinës në fytyrë si maskë.Një qyetar ka improvizuar një udhëtim me avion duke përdorur laptopin dhe jë bidon me ace. Një tjetër ankohet se nga larja e shpeshtë e duarve, i ka dalë kopja e mësimeve e klasës së 8-të. Një person në vend të parave jep letra higjenike për të paguar kafen.Një burrë rri në makinë në kohën e karantinës, për të mos ndenjur 15 ditë me gruan. Janë disa nga memet, që qarkullojnë në rrjet në kohën e izolimit në shtëpi.

Lidhur me shqetësimet e mjekëve specializantë të mjeksisë interne, pyesim edhe Rektorin, Arben Gjata, i cili na thotë, se ata kanë shumë të drejtë dhe duhen vlerësuar, pasi janë mjekë të rrallë, që i duhen mjeksisë sonë.Gjata thotë, se për këto kërkesa është bërë dhe një takim me ministres e shëndetësisë dhe premton, se këtë cështje do ta konsumojë sërish me të. Kreu i Urdhrit të Mjekut shprehet, se nuk mund të bëjë gjë, pasi në këtë cështje është në tavë ministrja.Ai thotë, se përgjigjet vetëm për etikën dhe mbron pacientët. Në fund i drejtohemi Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes sociale, e cila na përgjigjet, se mjekëve do t’i jepet hapësirë dhe do t’i njihet receta sipas specialitetit, për të cilin ata kanë studiuar dhe janë specializuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *