STOP- EMISIONI 143 (SEZONI 4) 20 mars 2019-Absurdi, barazohet me ligj alkooli dhe efektet e tij me pijet energjike e me gaz. – Stop
STOP

STOP- EMISIONI 143 (SEZONI 4) 20 mars 2019-Absurdi, barazohet me ligj alkooli dhe efektet e tij me pijet energjike e me gaz.

Alkooli është i dëmshëm për shëndetin e sidomos për grupmoshat e mituara e të reja. Për këtë arsye, janë miratuar me ligj një sërë kufizimesh për përdorimin dhe reklamimin e produkteve, që përmbajnë alkool.Në tetor të vitit 2018 ligji 9518 pësoi disa ndryshime dhe me propozim të deputetit Erion Brace, alkooli u barazua me pijet energjike dhe ato me gaz, duke u ndaluar njëlloj, si konsumi ashtu edhe reklamimi nga të miturit.Një ndryshim i tillë, nuk i përgjigjet normave të BE-së.Kompanitë e mëdha në vend tregojnë dëmet, që u vijnë nga një ligj i tillë. Ndërsa zyrtarja e ISHP-së shpjegon, se kurrsesi alkooli dhe efektet e tij, nuk mund të barazohen me efektet e pijeve energjike e me gaz.

Autostrada “lahet” me qumësht/ Meta gati të bëjë harakiri.

Fermerët në Lushnje protestuan sërish sot, kundër vendimit për uljen e TVSH-së për kompensimin e tyra nga 20% në 6%. Po kështu agropërpunuesit për dy vendosën të mos furnizojnë dyqanet me produkte bulmeti.Presidenti Meta u shpreh nga Pogradeci, se eshtë i gatshëm për dy ekstreme për zgjidhjen e krizës: mund të dorëzojë mandatin e deputetit, ose të sakrifikojë jetën si Salvadore Alende në Kili, në kohën e grushtit të shtetit në vitet ’70.

Shkeljet e Pajtime Fetahut, rihapet hetimi për gjyqtaren e Elbasanit.

Pak kohë më parë, emisioni “Stop” publikoi disa vendime flagrante të gjyqatres Pajtime Fetahu. Pas këtyre problematikave të transmetuara, prokuroria Elbasan ka rihapur cështjen me numër të ri procedimi.Mësohet, se prokuroria ka sekuestruar dosjen dhe ka marrë masa proceduriale për të zbardhur rastet.Ajo, që mbetet, është që prokurorja e cështjes, të kërkojë pezullimin e gjyqtares Pajtime Fetahu, si person nën hetim dhe që mund të ndikojë në të.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *