STOP – EMISIONI 137

Oxhakët nëpër Tiranë gati duke u shëmbur!
Industria e rëndë është e lehtë të identifikohet nga oxhakët të cilët kanë ngelur nëpër Tiranë. Nëse deri dje jeta e qytetarëve rrezikohej nga nga emetimi i gazrave në ajër, që dilte nga këta oxhakë, sot ne sjellim një realitet tjetër, rrezikun e jetës nga shembja e tyre. Përsa i përket ndotjes së ajrit, sot këtë punë e bejnë mjaft mire autobusat e Tiranës.

Përparimi i UKT-së
Emisioni Stop nxjerr në pah një fenomen tjetër që ndodh në UKT. Në një kohë që të gjithë banorët e Tiranës kanë nga një kontratë në UKT, ka edhe nga ata banorë, të cilët kanë nga dy kontrata. Këtë gjë do jua tregojë mjaft mirë emisioni Stop.

 
Luiza Gega në studion e Stop.
Nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega dhe trajnieri i saj Taulant Stërmasi janë të pranishëm sot në studion e emisionit Stop. Ata kanë shprehur neglizhencën dhe mungesën e mbështetjës që kanë pasur nga shteti Shqiptar.

Të Fundit