STOP-EMISIONI 136(SEZONI 7) 11 Mars 2022-Lezhe/ Gazetarja ben xhiro me traktor, pasi i ve targat mjetit te punes.

Në plazh të Durrësit, një qytetar është filmuar duke hedhur dyshekun e më pas karriken nga dritarja e shtëpisë.Një tjetër qytetar ka shkruar një letër, duke kërkuar të mos hidhet ujë nga lart, në të kundërt do të njoftojë policinë.Në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, shtylla elektrike është vënë në mes të rrugës.Në Tiranë disa punëtorë punojë poshtë shtyllave të tensionit 10 mijë volt. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Gentjan Leka, nga Lezha tregon, se traktorin, me të cilin ai punon, e ka blerë i ati dhe është marrë nga dogana greke. Mjeti ka kaluar doganën shqiptare dhe Gentjani thotë, se disponon edhe kontratën e shitjes. Por sot nuk ia regjistrojnë mjetin, pasi sistemi i DRSHTRR-së nuk e njeh sistemin e doganës.Në këtë pikë, Gentjani e lëviz traktorin vetëm në arë, pasi as për ta furnizuar me karburant nuk është i lejuar ta lëvizë. Pas interesimit të “Stop” tek Drejtoria e Përgjithshme e Transportit na u tha, se ligjërisht nuk i takon regjistrimi i mjetit bujqësor, por me ndërhyrjen tonë, drejtoria doli me një urdhër të brendshëm, që t’i regjistrojë këto mjete dhe urdhri shkoi në drejtoritë rajonale në 3 mars. Bashkë me qytetarin iu drejtuam drejtorisë Rajonale Lac, për dorëzimin e dokumentacionit për regjistrimin e mjetit.Specialisti përgjegjës Bardhok Tema, na premtoi zgjidhje të rastit dhe një koleg i tij vajti të fotografojë mjetin në fjalë.Më pas Gentjani u pajis me taargat e traktorit dhe i bëri xhiro gazetares së “Stop”.

Korrado është një qytetar me ngjyrë nga qyteti i Elbasanit, i bërë i njohur në rrjetet sociale.Ai punon në ndërmarrjen e shërbimeve në bashki, duke kontribuar në pastrimin e qytetit. Korrado shfaqet gjithmonë duke kënduar, ndaj sot e kemi ftuar në studion e “Stop”, ku dhe i dhurojmë një organo.

Të Fundit