STOP – EMISIONI 136 (SEZONI 4) 8 mars 2019-Me nanizëm e pa gjunjë, Stop zgjidh kempin për Naime Kocin. – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 136 (SEZONI 4) 8 mars 2019-Me nanizëm e pa gjunjë, Stop zgjidh kempin për Naime Kocin.


Naime Koci, nga Burreli dhe e martuar në Tiranë në vitin 2016, tregon në “Stop”, se është trajtuar me kemp prej 42 vjetësh.Pasi u zhvendos në Tiranë, Naimja aplikoi edhe këtu për kemp, por nuk ia njohën të drejtën.Vec nanizmit, Naimja ka edhe një problem tjetër, që e bën të paaftë për punë,ajo nuk ka gjunjë.Mjeku specialist i shërbimit social shtetëror, Edmond Kallembi, thotë, se fillimisht Naimes iu dha kempi, pasi ishte shtatzënë dhe diagnostikimet e thella mund të dëmtonin fëmijën.Pas lindjes, Naimja përsëriti kontrollet dhe mjeku ortoped e pa të përshtatshme për kemp, për shkak të mungesës së kockave.Gazetarja e “Stop” iu drejtua kempit epror dhe pas shumë burokracive, Naime Koci mundi të sigurojë kempin.

Rrofte 8 marsi! Grate vershojne neper rruge per feste!

Sot është 8 marsi dhe festën e gruas e urojnë në nisje të emisionit edhe Saimiri e Genti.Gazetarja e emisionit “Stop”, ka realizuar intervista me humor me gra, që festojnë në rrugë e restorante. Në ditën e 8 marsit, gratë kanë gjetur më shumë kohë për veten e kanë dalë të festojnë.

Fier, Stop e Fundjava bejne me shtepi te re familjen Buzarakaj!

Në fillim të muajit shkurt emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes së Migena Buzarakaj. Ajo jetonte me 4 fëmijët e saj nga nga 4 deri në 8 vjec, në një dhomë të vetme me lagështirë, në fshatin Kashisht, liruar nga një i afërm. Bashkëshorti kishte ndërruar jetë nga kanceri disa muaj më parë.Plot një muaj më pas, emisioni “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” u kthyen për të përuruar shtëpinë e re të Migenës dhe fëmijëve të saj.Ndërtimi i shtëpisë u mundësua nga një shqiptar nga Llojani i Kumanovës, ndërsa arredimi nga intitucioni financiar FAF.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *