STOP – EMISIONI 135 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 135

Pedonalja pa këmbësorë në Pogradec – absurdi i një ligji.
Në rrugën e Pogradecit është ndërtuar një pedonale, që vetëm këmbësorë nuk ka. Një qytetare ankohet në “Stop” , se nuk merr dot pension. Ajo ka 18 vjet, që trajtohet me kemp, por në bazë të ligjit, duhet të jetë e siguruar të paktën 1 vit, në 5 vitet e fundit, në mënyrë, që të përfitojë pension…?!
 

Mungesa e protezave dhe handikapi i ministrit Beqaj.
Pak muaj më parë “Stop” transmetoi rastin e një të paralizuari në Elbasan, problemi i të cilit, ishte peng i një proteze. Stafi i emisionit mundësoi ndërhyrjen në këmbë për qytetarin, me ndihmën e një mjeku në Lezhë. Por edhe sot pas disa muajsh, i pyetur nga gazetarët e “Stop”, ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj tha, se cështja e protezave do të ndjekë procedurën e tenderimit.

 
Varfëri ekstreme në familjet në Postribë e Dibër.
Pjesa e tretë e emisionit të sotëm trajton varfërinë ekstreme në dy familje shqiptare, njëra në Postribë dhe tjetra në Dibër. Jetojnë si në mesjetë, pa të ardhura dhe të ardhme. Ato thonë, se janë të harruar nga shoqëria dhe varfëria e tyre, që flet më shumë se ato vetë, bën apel për ndihmë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *