STOP – EMISIONI 133 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 133

Kërkesa e pazakontë e hipotës së Devollit: mblidh 70 firma për pronën.
Në pjesën e parë të emisionit trajtohet një rast i pazakontë, që ka ndodhur në hipotekën e Devollit. Punonjësit  e këtij institucioni i kanë kërkuar një banori që të mbledhë 70 firma, në mënyrë që hipoteka t’i njohë dhe regjistrojë tokën….

 
Bllofi i shëndëtësisë falas dhe mungesa e reagentëve për analiza.
Cdo ditë flitet për arritjet në sektorin e shëndetësisë në vend nga ana e qeveritarëve dhe drejtuesve të institucioneve. Por “Stop” sjell sot rastin e një qytetari, i cili përcillet nga pavionet përgjegjës, për të bërë analizat në privat, pasi shteti nuk ka reagentët e duhur. Analizat nuk kryhen dot dhe kjo është përgjigja, që ai merr në të gjithë zinxhirin e institucioneve shëndetësore.
 

Pogradec, zgjidhja e dëmshpërblimit për familjen Abrashi.
“Stop” rikthehet në familjen Abrashi në Pogradec, aty ku përmbytja e vjetshme shkaktoi vdekjen e gruas së shtëpisë dhe dëmtimin e banesës. Pas këmbënguljes së stafit të emisionit bëhet e mundur marrja e dëmshpërblimit e parashikuar me VKM dhe e zvarritur për më shumë se një vit.Po kështu bashkia bën gati letrat për dëmshpërblimin e banesës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *