STOP – EMISIONI 130 (SEZONI 4) 28 shkurt 2019 Divjake, e mitura ngacmohet seksualisht, shefi i krimeve mbyll ceshtjen!


“Stop” ka shkuar në Divjakë, aty ku prindërit e një vajze 13 vjecare tregojnë, se e mitura është ngacmuar seksualisht nga një burrë 55 vjecar.Për shkak të ngacmimit, vajza e vogël ka refuzuar të shkojë në shkollë në fshtatin Cermë sektor.E mitura tregon aktet, që i propozonte 55 vjecari dhe familjarët e saj denoncojnë në komisaritatin e Divjakës.I akuzuari u ndalua, por u la i lirë brenda ditës, ndërsa në shkollën e vajzës shkon shefi i krimeve të Divjakës, i cili i i merr një deklaratë të miturës, pa prezencën e prindërve e psikologut.Drejtori i shkollës pranon, vizitën e shefit të krimeve dhe firmat e marra nga nxënësja.Por kur gazetari i “Stop” shkon për të marrë shpjegime në policinë e Divjakës, kjo e fundit kishte ndaluar e dhunuar të atin e vajzës së mitur.

“Tkurren” burrat, Flenkeshtain i zhgenjyer me Monika Kryemadhin!

Një studim i INSTAT bën me dije, se në vitin 2061 në Shqipëri do të ketë 78 burra për 100 gra. Shkak për këtë raport shihet të jetë emigrimi.Një video nga Kruja tregon, sesi një grua ushtron dhunë fizike ndaj burrit.Delegacioni i Komisionit Europian ishte sot në Shqipëri dhe eurodeputeti Knut Flenkeshtejn tha, se ndjehej i zhgënjyer nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila kishte përsëritur vetëm një fjali: duhet të ndërrojë pushteti dhe kjo është vendosur.

Divjake, policia ben per spital babain e vajzes se ngacmuar seksualisht!

Gazetari i “Stop” i drejtohet Poliklinikës së Divjakës, ku mjeku roje, tregon, se i ati i vajzës kishte shkuar të merrte ndihmë mjekësore, pasi ishte goditur në gjoks dhe kishte pulsin e ulët dhe rrahje zemre. Mjeku shpjegon, se ishin efektivët e policisë, që e sollën qytetarin në poliklinikë. Nga ana tjetër, shefi i krimeve, nuk pranon të japë asnjë shpjegim as për firmat e të miturës dhe as, se pse e mban të ndaluar të atin e saj.

Të Fundit