STOP-EMISIONI 129(SEZONI 7) 2 Mars 2022-I vetmuar, i semure e i harruar ne spitalin 5, apeli i motres se te moshuarit.

Një qytetare ka informuar redaksinë e “Stop”, se shtetasi Çelik Kodra, 68 vjec, ka pësuar ishemi celebrale dhe është shtruar tek spitali i neurokirurgjisë, ku nuk merr shërbimin e duhur.Ai jeton i vetëm e duhet të dalë nga spitali, pa patur një vend ku të shkojë. Motra e vetme nuk ka mundësi ta mbajë.Kjo e fundit, Marjeta Rapo, kërkon ndihmë për sistemimin e të vëllait.

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmë një fenomen të përhapur kohët e fundit. Në një lokal në lagjen “11 janari” në qendër të Fierit, të quajtur “Xixëllonja”, pronarja, Lushi, organizon prostitucion. Ajo mban rrotull vajza e gra, që i lidh me klientët, të cilët paguajnë nga 3-40 mijë lekë të vjetra për një raport seksual. Gjatë një takimi me një klient, njëra nga “të punësuarat” e Lushit i tregoi, sesi funksionon rrjeti i tyre. Në fund të bisedës së nxehtë me diskutime për seksin, ajo tregoi, se Lushi ka vajzën dhe dhëndrin në polici, ndaj nuk e prek njeri.Pas transmetimit në emisionin Stop, policia vendore e Fierit, ka shoqëruar në ambientet e komisaritatit të qytetit, pronaren e lokalit, Engjëllushe Laze, e njohur me emrin Lushi. Gjithashtu lidhur me këtë rast janë proceduar edhe tre persona të tjerë, vajza që prostituonte, bashkëjetuesi i saj për moskallzim të veprës penale dhe pronari i lokalit, ku konsumoheshin marrëdhëniet seksuale. Me urdhër të drejtorit të përgjithhmëm të policisë së shtetit Gledis Nano, janë pezulluar nga detyrat në polici vajza dhe dhëndri i Lushit, pronares së lokalit, që furnizonte gratë me klientët e seksit. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Për problemin e qytetarit Celik Kodra, i cili ndodhet i shtruar në spitalin numër 5 dhe nuk ka ku të shkojë pas daljes, vemë në dijeni drejtorinë e QSUT-së, e cila i con pacientit një punonjëse sociale.Më pas interesohemi në Shërbimin Social Shtetëror për strehim dhe shërbim mjeksor të zotit Kodra pas lënies së spitalit dhë nëndrejtoresha Aida Cavo na premton zgjidhje për këtë rast.Sic u premtua, pas daljes nga spitali Celik Kodra u dërgua në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.

Të Fundit