STOP – EMISIONI 126 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 126

Lumi i Tiranës dhe komuna Dajt “vendgrumbullim plehrash dhe inertesh”.
Lumi i Tiranës prej kohësh është shndërruar në një “kosh të madh plehrash”. Hedhjet e inerteve dhe mbeturinave pa kriter kanë bërë, që banorët të improvizojnë bordura, për të penguar shkarkimin e kamionëve. Edhe pranë komunës së Dajtit hidhen dhera nga kompanitë e ndërtimit. Administratori Kujtim Qefalia thotë, se është në dijeni të situatës, e cila përvecse po hetohet, po inspektohet edhe nga policia bashkiake.

 
Skandali i kopshtit “Diren”, rrëfimi i eduakatores për dhunën sistematike. 
“Stop” zbardh të tjera dëshmi të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve në kopshtin “Diren” me administratore Anjeza Shabanin.Një eduatore ka rrëfyer me kamera të fshehtë, se dhuna ishte sistematike në këtë institucion privat. Gjatë fundjavës të paktën 3 qytetarë dëshmuan për dhunën nga ana e uniformave blu. Mes tyre edhe pronari i disa restoranteve në Tiranë. Edhe pse ai ka publikuar shenjat e dhunës, ministria e brendshme tha, se shtetasi Altin Bamllari është vrarë nga rrëzimi. Më pas të tjera video, që implikojnë policinë e shtetit.
 

Përgjigja qesharake e Ilir Beqes për rastin abuziv të Rajmonda Kadrës.
 “Stop” trajtoi javë më parë rastin abuziv të zyrtares së ASHR-së Rajmonda Kadra, e cila përvecse kishte ndryshuar vitin e lindjes, rezulton edhe me kontrata me kompani private.Pas verifikimit, ministri Ilir Beqaj ka kthyer përgjigje, duke rrëzuar propozimin e kreut të institucionit për largimin e saj nga detyra. Ministri pretendon, se ndaj Kadrës nuk mund të merren dy masa administrative.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *