STOP-EMISIONI 125(SEZONI 7) 24 Shkurt 2022-Vlore/ Fiton gjyqin per gjoben e IKMT, permbarimi i bllokon llogarite. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 125(SEZONI 7) 24 Shkurt 2022-Vlore/ Fiton gjyqin per gjoben e IKMT, permbarimi i bllokon llogarite.

Gazmir Veliu tregon, se është gjobitur nga IKMT me 10 milionë lekë dhe gjobën e ka cuar në Gjykatën Administrative në Vlorë dhe në prill 2021 është ,mbyllur procesi në favor të tij. Por vendimi nuk është zbardhur. Ndërkohë cështja është cuar nga IKMT në Përmbarim, dhe Gazmirit i është bllouar cdo llogari apo pasuri.Në Gjykatën Administrative të Vlorës na thanë, që vendimi duhet të zbardhet nga gjyqtari Ken Dhima, që tashmë është shkarkuar nga puna dhe kjo ka sjellë vonesa.Gjyqtari paraqitet ndonjëherë vetëm për të hedhur ndonjë firmë.Nga ana tjetër firma përmbaruese private kërkon vërtetim, që vendimi në fjalë nuk është apeluar, në mënyrë, që të bëjë bllokimin e veprimeve përmbarimore.

Në rrjet po qarkullon një vjershë në një tekst shkollor, që ka shumë fjalë banale të papërshtatshme. Nuk kanë munguar komentet për atë, që u mësohet fëmijëve në shkolla, tekste e vargje pa pikë kuptimi e me një nivel katastrofik.

Udhëtuam drejt Shkodrës dhe takuam qytetarin Florin Kukaj, i cili pretendon se prej 4 vitesh thirret nga Gjykata e Shkodrës dhe nuk i merret dëshmia. Në datën 14 shkurt 2022 ishte seanca e rradhës dhe sërish dështoi për mungesë të gjyqtarit. Florini prentendon, se sa herë ka qenë prezent, nuk është zhvilluar seanca.Për arsye, se Florini nuk i ka përballuar dot shpenzimet e udhëtimit, së fundi është shoqëruar nga policia e Tropojës, vendi ku jeton. Por sërish e njëjta situatë, seanca shtyhet dhe dëshmia e tij nuk merret. Florini thotë, se le të gjitha punët e tij, pasi 10 orë i merr vetëm rruga vajtje-ardhje. Ne takuam kancelaren e Gjykatës së Shkodrës, e cila na shpjegoi situatën. Cështja voluminoze dhe mungesat nga të gjitha palët kanë sjellë këtë zvarritje. Florinin e ka ndjekur fati i keq, pasi kur ai ka qenë prezent, kanë munguar o gjyqtari kryesues, ose prokurori.E njejta gjë ka ndodhur edhe me seancën e datës 21 shkurt, e cila është shtyrë sërish për në 28 shkurt.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *