Stop-EMISIONI 121 (SEZONI 4) 15 shkurt 2019-Kamez, femija me probleme autizmi 2 ore në shkollë, ZA:S’kemi mesues! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 121 (SEZONI 4) 15 shkurt 2019-Kamez, femija me probleme autizmi 2 ore në shkollë, ZA:S’kemi mesues!

Shefki Mema, banor i Paskuqanit, i është drejtuar emisionit “Stop”, për shkak të probemeve me djalin e tij 7 vjecar, Alois, me crregullime të spektrit autik. I vogli nisi shkollën “Azem Hajdari” e deri në muajin tetor, cdo gjë shkonte mirë.Por më pas i thanë, se djali do të qëndronte vetëm 2 orë në shkollë, pasi nuk ecën dot me hapin e fëmijëve të tjerë.I ati kërkon, që djali i tij të ndihmohet, të përparojë në shkollë e marrëdhëniet sociale.Drejtori i shkollës, Besnik daci, thotë, se djali i vogël është vlerësuar nga komisioni multidisiplinar i ZA Kamëz dhe problem mbetet mungesa e infrastrukturës e mësuesve ndihmës.NË ZA-në e Kamzës, drejtori i burimeve njerëzore, Sulejman Keta, shpjegon, se kjo ZA ka nevojë për 73 mësues ndihmës, por aktualisht ka vetëm 12.Sipas tij, po punohet me Ministrinë e Arsimit, që të rritet numri i mësuesve ndihmës. Gerta Hoxha, mamaja e 11 vjecarit Anzholin Nezha, kërkon një mësuese ndihmëse për djalin e saj, i cili vuan nga hiperaktiviteti dhe cregullimi i sjelljes.Djali është në klasën e 5-të të shkollës “Androkli Kostallari “ dhe ka edhe crregullime gjinore.Një komision nga DAR Tirana mbërrin në shkollë për rastin e 11 vjecarit dhe konkludon se një mësues ndihmës do të vihet për të në orën e matematikës.Psikologia, Aurela Agalliu,shprehet për nevojën e mësuesve ndihmës për fëmijët me probleme e aftësi të vecanta, ndaj në këtë drejtim, duhet investuar më shumë
Elbasan, tokes së dyqanit i del pronari, qytetari kerkon parate mbrapsht!

Stop – QSUT, autoambulanca ngec që në nisje…?! (15 shkurt 2019)

Një sahat, që punon me ajër është video e parë, që shfaqet në emisionin e sotëm. Më pas një autoambulancë, që nuk ndizet në ambientet e QSUT-së., megjithëse janë bërë shumë aktivitete, për të prezantuar flotën e re të autoambulancave, si krenaria e shëndetësisë shqiptare. Në këtë pjesë të emisionit, flitet edhe për protestën e nesërme të opozitës, të cilës i ka paraprirë një tur nëpër rrethe i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Stop – Elbasan, tokes së dyqanit i del pronari, qytetari kerkon parate mbrapsht! (15 shkurt 2019)

Hajdar Zhobe, banor i lagjes “Zogu i parë” në Elbasan tregon në “Stop” , se është pronar i një dyqani, por nuk disponon truallin. Në ZRPP-në e Elbasanit i thanë t’i drejtohej Ministrisë së Financave. Tek financat i thanë, që duhet të paguante 4 milionë e 300 mijë lekë për truallin. Pasi kreu edhe këtë procedurë, i erdhi një përgjigje, se tokës i ka dalë pronari. Por tani Hajdar Zhobe nuk po merr dot paratë e tij mbrapsht.Drejtori i shërbimit në drejtorinë rajonale të tatimeve Elbasan, thotë, se ky është një rast i vecantë, për të cilin do të ketë një përgjigje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *