STOP-EMISIONI 120(SEZONI 7) 17 Shkurt 2022-Kamez/ Iu shemb shtepia nga termeti, bashkia e le jashte: ka prone tjeter. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 120(SEZONI 7) 17 Shkurt 2022-Kamez/ Iu shemb shtepia nga termeti, bashkia e le jashte: ka prone tjeter.

Emisioni “Stop” ishte në lagjen Dubai në Kamëz për rastin e zonjës Leonora Ndini, shtëpia e të cilës është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019. Prej 2 vitesh ajo merr të njejtën përgjigje, që skualifikohet, pasi rezulton pronare në 2 apartamente. Zonja Ndini shprehet, se e vetmja banesë është ajo, ku jeton në Kamëz dhe nuk ka pronësi në asnjë vend tjetër. Bëhet fjalë për një apartament tjetër 63 m2 në zonën kadastrale 8350.Ne u vumë në kontakt me kadastrën dhe provuam, se prona 63m2 nuk ka lidhje me Leonorën, por me një zonjë tjetër, që ka të njejtin emër e mbiemër, por i ndryshon atësia. Por problemi i saj vazhdon. Pas më shumë se 2 vitesh i thuhet, që është në pronësi në këtë shtëpi me vëllezërit dhe ata kanë pronë tjetër, ndaj Leonora është skualifikuar. Pas ndërhyrjes së “Stop”, bashkia Kamëz jep një zgjidhje alternative, për ta siguruar zonjën në banesat, që po bën shteti, për të prekurit nga tërmeti në Valias, një apartament 1+1 në përdorim, sa të ketë jetë.

Lajmi se mund të mbyllet facebooku e instagrami ka qenë një trishtim sidomos për të rinjtë, të cilët, duket se nuk jetojnë dot më pa platformat sociale. Ne kemi pyetur shumë qytetarë, të rinj e të reja, sesi do të ishte jeta pa rrjetet sociale.

Dje denoncuam aferën e noteres Majlinda Lleshi, e cila e kapur me presh në dorë për shkeljet në një testament, fillimisht mbylli në zyrë denoncuesen e më pas goditi fizikisht grupin e xhirimit të “Stop”.Për këtë dhunë shtazarake ka reaguar ministri i drejtësisë Ulsi Manja dhe dhoma e noterëve. Po kështu një deklaratë ka bërë dhe Unioni i Medias me Aleksandër Cipën dhe Armand Shkullaku i shoqatës së gazetarëve profesionistë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *