STOP-EMISIONI 12 (SEZONI 6) 22 Shtator 2020-2 mije euro ryshfet per lejen e ndertimit, sekseri: nis themelet ne fushate! – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 12 (SEZONI 6) 22 Shtator 2020-2 mije euro ryshfet per lejen e ndertimit, sekseri: nis themelet ne fushate!

Denoncimi i radhës në Stop, vjen për shtetasin Shkëlqim Beqo. Posti i dikurshëm si shef urbanistike, e ka bërë atë, që, edhe pse inxhinier me studio private,të ndërhyrjë me ryshfete për leje ndërtimi.Një denoncues anonim tregon, se ka një tokë në Kombinat dhe donte të nxirrte një leje ndërtimi. Në 2016-ën ai thotë, se i ka dhënë 2 mijë euro Shkëlqim Beqos, por kur erdhi topografi i Bashkisë, ka zbuluar, se prona ishte me probleme, me mbivendosje me kufizuesit. Në atë moment qytetari tregon, se vendosi të tërhiqej, ndaj i kërkoi Shkëlqimit 2 mijë eurot mbrapsht. Shkëlqimi pretendoi, se do ta zgjidhte problemin, por kanë kaluar 4 vjet nga ajo kohë dhe situata nuk ka ndryshuar. Me kamera të fshehtë vetë qytetari takon Shkëlqim Beqon dhe ky i fundit nuk mohon asgjë, por vijon të thotë, se do ta zgjidhë problemin me Bashkinë e ardhshme të paszgjedhjeve.Madje ai e këshillon qytetarin, që të hedhë themelet, sapo të nisë fushata zgjedhore.

Gjatë 3-mujorit të karantinës, nga marsi e deri në maj shqiptarët shpenzuan 54 milionë euro më pak në bare e restorante. Sipas të dhënave të Instat cdo tremujor, shqiptarët shpenzojnë në bare e restorante rreth 95-97 milionë euro. Ndërsa në tremujorin e dytë të këtij viti rezulton të jetë shpenzuar 55% më pak, ose rreth 54 milionë euro më pak. Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, krahasuar me 115 bare për çdo 100 mijë banorë në Bashkimin Europian.Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një status të sajin në facebook ka shkruar gabim fjalën Shqipëria.Në orën 15.00 kryetari i opozitës priti në selinë e PD-së aleatët e tij, për të diskutuar cështjet e infrastrukturës zgjedhore.Corona virusi ka hyrë edhe në Spak, duke infektuar të paktën një prokuror dhe një gjyqtar të kësaj strukture.

Më 30 prill të 2020-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e një divorci të vështirë mes dy bashkëshortëve.Pas divorcit, kujdestaria e djalit 2 vjecar i kaloi nënës, duke njohur të drejtën e takimeve me babain, Fabian Dogra. Po mamaja e të miturit u largua nga Berati dhe shkoi në Vlorë, duke mos e zbatuar vendimin e gjykatës dhe mos lejuar takimin atë e bir. Cështja iu referua përmbaruesit shtetëror Julian Plaka, i cili tha, se ka ndjekur të gjithë procedurën ligjore, por babai nuk e di as ku ndodhet djali. Gazetarja e Stop komunikoi edhe me të ëmën e fëmijës, Danielën, e cila pretendoi, se ish-bashkëshorti nuk kishte shlyer detyrimin ushqimor.Pas ndërhyrjes së emisionit Stop ky ngërc u zgjidh dhe Fabian Dogra shprehu falenderimet, që pas disa muajsh arriti të shohë të birin, madje duke festuar edhe 2-vjetorin e tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *